Home KRYESORE Bregu: Qafa e Kasharit si Gryka e Mezhgoranit!

Bregu: Qafa e Kasharit si Gryka e Mezhgoranit!

Deputetja demokrate, Majlinda Bregu publikoi një qëndrim në rrjetin social, FB pas grabitjes së një tjetër makine me para në aksin Qafë Kashar-Rinas.

“Ne vetem pak muaj, jane kater akte te renda kriminale qe kane ndodhur ne te njejten segment: Qafa e Kasharit-Rinas.

3 vjedhje spektakolare thasesh me leke dhe nje rrahje fizike e biznesmenit libanez.

Madje po ketu ka ndodhur edhe atentati ne 2015 ndaj Emiljano Shullazit e te tijve…

Edhe sikur Qafa e Kasharit te ishte Gryka e Mezhgoranit dhe jo nje rrip rruge me fushepamje 360 grade, s’do te kishte qene kaq e lehte qe brenda pak muajve te vidheshin diten per diell mbi 15 milione euro ne makina te bankave duke e kthyer ate cope rruge kombetare ne piken me te lakmuar ku as patrulla e policise kurre nuk te kap dot ne aksion, as nuk te shqeteson njeri deri sa te zhdukesh gjurmet e te djegesh dhe makinat.

Keshtu behet shtetshkaterrimi se shtetformimi ka ikur ne drejtim te paditur,” shkruan Bregu.

Deputeti i LIBRA­s, Ben Blushi shkruan në “Facebook” se bankat në Shqipëri vidhen me ndihmën e shtetit.

Ai shkruan se sot ka prova se republika po bie dhe se thasët po vidhen me ndihmën e shtetit.

“KUSH I MBRON BANKAT? Miku im Blendi Fevziu më kërkoi ta shtynim intervistën e parashikuar sot në darkë, për shkak të vjedhjes së makinave të bankës.

Natyrisht e mirëkuptoj. Vjedhjet e bankave janë kthyer në serial. Shteti shikon dhe bashkëpunon, grabitësit ikin dhe e shikojnë policinë në televizor.

Ja pse ska vende pune, besim dhe investime të huaja. Se nuk ka kush i mbron! Një javë më parë thashë në Kuvend se Republika po bie. Sot kam edhe prova. Thasët e Republikës sonë po vidhen me ndihmën e shtetit”.

Share: