Home KRYESORE Bushati: Ka diferenca midis protestuesve dhe PD

Bushati: Ka diferenca midis protestuesve dhe PD

Nga Zef Bushati

Qindra e mijera protestues, te ardhur me autobuze nga te gjitha qytetet, ne menyre te organizuar nga Drejtues te Partise Demokratike, mbushen bulevardin “Deshmoret e Kombit” ne Tirane.

Njerez realisht te zhgenjyer nga Qeveria dhe qeverisja, njerez te deshperuar e te revoltuar, te cilet i ka lodhur nivel i ulet ekonomik, papunesia, korrupsioni, kriminaliteti, kanabisi, lufta politike, reformat, etj.

Njerez te zhgenjyer qe kerkojne nje jete me te mire, por edhe te genjyer nga politikane te trembur nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi. Njerez te zhgenjyer por edhe te perdorur nga politikane te trembur nga hapja e dosjeve.

Njerez te zhgenjyer me te drejte nga ministra te korruptuar te kesaj qeverie, nga deputete e ministra te lidhur me krimin, por edhe te perdorur nga politikane te larte qe tremben nga prezenca amerikane, nga ndihma dhe kontributi i perfaqesuesve amerikane ne Shqiperi.

Situate e veshtire dhe e mbushur me mjegull. Por shpejt, kjo mjegull e dendur qe nuk lejon njerezit e ndershem e me te drejte te zhgenjyer te shohin se cfare po ndodh realisht, do shperndahet.

Perpjekjet e politikaneve qe mbartin mekate nga e kaluara e tyre e deri ne ditet e sotme dhe qe i ka zene paniku e qe jane trembur, do te deshtojne me skenarin per te manipuluar deshperimin, zhgenjimin, revolten, protesten e njerezve te ndershem.

Protesta e njerezve te ndershem, te zhgenjyer nga Qeveria e qeverisja, nuk ka asgje te perbashket me skenarin dhe skenaristet e PD qe njesoj si socialistet e kane qeverisur kete popull per 13 vite.

Shqiperia duhet te ndryshoje, por ndryshimi nuk duhet kerkuar tek ata qe e shkaterruan Shqiperine.

Share: