Home KRYESORE Ermal Meta: Historia se si arriti nga Fieri deri në “Sanremo”

Ermal Meta: Historia se si arriti nga Fieri deri në “Sanremo”

0
Italian singer Ermal Meta performs on stage during the Sanremo Italian Song Festival, at the Ariston theater in Sanremo, Italy, 12 February 2016. The 66th Festival della Canzone Italiana runs from 09 to 13 February. ANSA/ETTORE FERRARI

Deri para kualifikimit në Sanremo 2016 me “Odio le favole” (I urrej përrallat), Ermal Meta, 34 vjeç (në prill mbush 35), nuk njihej në Shqipëri, edhe pse në Itali është miku i ngushtë i Laura Pauzinit dhe ka shkruar këngë për të famshëm si Marko Mengoni, Emma Marrone, Chiara, Annalisa, Patty Pravo etj.

Kënga e tij u rendit në vendin e parë në platformën “Timmusic”, dedikuar muzikës dixhitale, duke u konsideruar për momentin më e kërkuara në seksionin e këngëtarëve të rinj, “Sanremo Giovanni”.

I lindur në Fier, Meta, një nga autorët më të vlerësuar në muzikën bashkëkohore italiane si autor i shumë këngëve të suksesshme, rrëfen botën e një artisti të panjohur për shqiptarët, por që ka ditur si të hyjë në zemrat e italianëve…”

Fillova duke kënduar në disa grupe në qytetin e Barit në Puglia. Me një në veçanti, grupin “La Fame di Camilla”, publikuam tri albume nëpërmjet etiketës diskografike “Universal”. Njëkohësisht kompozoja këngë dhe shkruaja tekste për këngëtarë me famë në Itali.Tregu muzikor italian është i vogël dhe për këtë arsye edhe shumë i vështirë.

Dua të them që nuk ta lë njeri vendin e vet. Ndryshe nga ata që kanë lindur dhe janë rritur në Itali, ti ke lindur në Shqipëri, madje në Fier.Kam lindur në Fier dhe kam pasur një fëmijëri si pjesa më e madhe e fëmijëve shqiptarë në ato vite. Në Tiranë kam qenë pak herë kur isha i vogël dhe jo për arsye të lidhura me muzikën.Skena është vendi im, por “Sanremo” ka tej mase tension.

Teknikisht ka shumë kurthe. Pra duhet të jesh i përgatitur dhe të kesh pak fat.Albumi përmban 9 këngë. Nuk di që publiku të ndahet në kategori. Më pëlqen të mendoj që secili ndjek një lloj muzike, sipas gjendjes shpirtërore në atë moment. Rock, Beat, Blues, Electronic, Rock ‘n Roll, etj., janë vetëm fjalë. Përfaqësojnë shpirtin e atyre që e ndjejnë muzikën, jo vetëm ata që e bëjnë” shprehet ai.

Këngëtari është gjithashtu edhe në një lidhje me një vajzë italiane dhe për të thotë se është ‘italiania më e bukur”.Dje u zhvillua nata e tretë e festivalit të këngës Sanremo. Në këtë edicion mes emrave të “BIG” është edhe ai . Ermali ka performuar dje një cover. Kjo performancë është zgjedhur si më e mira e natës së tretë të Sanremos.”Amara terra mia” e Domenigo Modugno, titullohej kënga e kënduar nga Meta e cila krijoi jo pak emocione tek publiku i pranishëm në sallë.

”Amara terra mia”, shqip “Toka ime e hidhur” trajton temën e emigracionit, atdheun e largët dhe dëshirën për t’u kthyer sërish.Ndërkohë që këngëtari shqiptar është një nga favoritët dhe për finalen e madhe të 11 shkurtit, ku është kualifikuar me këngën e tij ”E ndaluar të vdesësh”

Share: