Home KRYESORE Hervin Culi: “Jam kërcënuar familjarisht pas ngacmimit miqësor me Ndrenikën”

Hervin Culi: “Jam kërcënuar familjarisht pas ngacmimit miqësor me Ndrenikën”

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka sqaruar në “Facebook” se komentet me Robert Ndrenikën në lidhje me protestën nuk kanë qenë përplasje, por ngacmime miqësore.

Ai shkruan se Ndrenika gjithnjë e ngacmon, edhe në jetën e përditshme. Mirëpo, pas kësaj që u raportua si përplasje, në adresë të Çulit kanë ardhur shumë mesazhe me fyerje dhe sharje ndaj tij.

Çuli shkruan se kanë arritur deri aty sa ta kërcënojnë se do t’i përdhunojnë vajzën e mitur.

Culi12

Share: