Home KRYESORE Himariotët çojnë në gjyq për shkelje të rënda Jorgo Goron dhe Bashkinë...

Himariotët çojnë në gjyq për shkelje të rënda Jorgo Goron dhe Bashkinë e Himarës

Nga Nikollaq Neranxi

Të dashur miq! Ju bëj me dije se dje me 20.2.2017, “Shoqata për mbrojtjen e shtëpive, pronave, historisë dhe kulturës së Himarës”, me Kryetar Bordi Nikollaq Neranxin, depozitoi Padinë në adresë të Bashkisë Himarë dhe Kryetarit të saj Jorgo Goro, pranë Gjykatës Administrative të shkallës së parë Vlorë, për të gjitha shkeljet që ka bërë me vendimin për “Rikualifikimin Urban Spile, Himarë” si dhe “Rikonstruksioni i rrugës Unaza “1 Maj.

Zyra ligjore punoi në mënyrë të pavarur si dhe me materialet e Avokatit të Popullit. Shkeljet e bëra janë të rënda dhe unë shpresoj shumë që KLSH të zbresë sa më shpejt në Bashkinë e Himarës, ku kjo e fundit ndër të tjera, ka vendosur vetë për çdo gjë, duke injoruar edhe Këshillin Bashkiak!

Pala paditëse kërkon konstatimin e pavlefshmërisë absolute të këtyre projekteve, zgjidhjen e pasojave për shkak të këtyre pavlefshmërive duke u prishur ndërtimet, ndryshimet apo punimet të kryera në mënyrë të kundërligjshme dhe kthimin e truallit në gjendjen e mëparshme.

Një nga më të rëndësishmet është prishja e betonit buzë detit dhe rikthimin e rërës ashtu siç e ka falur Zoti. Padinë e keni të plotë më poshtë.

Share: