Home KRYESORE Konspiracioni politik kundër Jozefina Topallit? Nuk do jete ne listën e PD?!

Konspiracioni politik kundër Jozefina Topallit? Nuk do jete ne listën e PD?!

Ish kryetarja e Kuvendit, e “egra” dhe e hirshmja Topalli, rrezikon të mos jetë më kryesuese e listës së Partisë Demokratike në Shkodër. Është e vërtetë që tanimë Jozefina jeton sot më shumë në Tiranë se sa në Shkodër, por duket absurde që sipas burimeve të 360grade.al, ajo rrezikon të ndëshkohet nga një “puç” lokal i partisë së vet, që e shohin sot, deputeten e fortë të Shkodrës, si një politikane të Tiranës.

Të gjitha partitë kryesore politike në vend, janë duke hartuar listat e kandidatëve, qark pas qarku, kështu duket se po ndodh edhe në Partinë Demokratike në Shkodër, ku zoja Jozefinë, duket që nuk i ka tashmë, pozitat shumë të forta.

Situata duket paradoksale, sepse mjaft shkodranë, të besimeve fetare apo politike të ndryshme, gjykojnë se deputetja e tyre, sidomos në periudhën e qeverisjes Berisha, është kampione e investimeve dhe e vëmendjes dhe pasionit për Shkodrën dhe aty ajo realisht ruan një ndikim popullor të fortë.

Mirëpo sipas burimeve të 360grade.al, duket sikur kupola drejtuese e Pd në Shkodër, e mendon ndryshe dhe ata janë të gatshëm të “çlirohen” nga ish kryetarja e Kuvendit, që sipas tyre duhet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme në Tiranë.

Burimet nuk sqarojnë nëse kjo është një skemë e dakortësuar me vetë Jozefina Topallin, por nuk përjashtohet që të jetë një skemë që hartohet pa dijeninë e saj. Burimet gjithashtu nuk bëjnë ende të qartë, nëse kupola e Pd në Shkodër, është e koordinuar me kupolën qëndrore të Pd në Tiranë, kur dhe njihen marrëdhëniet e ftohta të Bashës me Topallin. Një ftohtësi marrëdhëniesh “historike” dhe të dëshmuar tashmë disa herë.

Mirëpo çështja është, pohojnë burimet e 360grade.al, se një listë të kandidatëve të Opozitës në Shkodër në Zgjedhjet e Përgjithshme që po afrojnë me shpejtësi, pa Jozefinën në krye, duket një aventurë politike mjaft e rrezikshme, sepse deri më sot, karizma e saj politike ndër shkodranët, duket ende e pazëvendësueshme në kryeqytetin e Veriut të Shqipërisë. 360grade.al

Share: