Home KRYESORE Lulzim Basha: “Top Channel”, fake news!

Lulzim Basha: “Top Channel”, fake news!

Lulzim Basha përdori zhargonin e Donald Trumpit për të etiketuar median që s’e pëlqen. “Fake news” – lajme fallso, thoshte Trump për CNN dhe gjithë mediat që ngrinin pikëpyetje mbi premtimet e fushatës së tij. “Fake News”, thotë Lulzim Basha për Top Channel. Ky televizion publikoi një kronikë sot, ku nxorri triumfuese Partinë Socialiste më 18 qershor, edhe pa LSI, duke iu referuar votave në zgjedhjet e kaluara.

Lajmi i referohej “ekspertëve elektorale”, të cilët, për hir të së vërtetës ishin pa emër, pra anonimë. Me siguri që reagimi i Bashës vjen pas debateve të hapura në gjitin e shumicës qeverisësë. Pak ditë më parë Ilir Meta deklaroi se nëse Rama me të gjitha mënyrat arrinte ta krijonte vetë mazhorancën ai do të qëndronte në opozitë.

Kjo e Top Channel nuk është përpjekja e vetme për ti bërë presion Metës që mos dalë i vetëm në zgjedhje. Sipas Topit “ekspertët elektoralë” gjykonin sipas votave të vitit 2013, por në kushtet kur tani LSI-ja kandidon më vete dhe PDIU dhe FRD i bashkohen Partisë Socialiste.

Koalicioni i ri do kishte 72 mandate dhe LSI e vetme 11.

Në 2013 Partia Socialiste mori 65 deputetë, dy aleatë të vegjël nga një dhe LSI-ja 16 deputetë, duke e çuar koalicionin Rama-Meta në 83 deputetë.

Ndërsa koalicioni i Partisë Demokratike me republikanët dhe PDIU-në mori 57 deputetë.

Më poshtë, statusi i plotë i Bashës në FB:

Share: