Home KRYESORE Majko reagon për fotografinë e djalit, që solidarizohet me protestën e opozitës

Majko reagon për fotografinë e djalit, që solidarizohet me protestën e opozitës

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka reaguar në lidhje me publikimin e fotografisë nga ana e djalit të tij Gjergjit në rrjetet sociale, e cila u bë lajm në të gjitha portalet shqiptare.

Përmes një postimi në Facebook, Majko sqaroi se kjo fotografi është keqinterpretuar nga disa portale, të cilat janë shprehur se djali i tij i është bashkuar protestës së PD.

“Një foto e djalit tim e nxjerrë në rrjetet sociale nga pedagogia e tij për përkrahjen e protestës së opozitës ka krijuar keqinterpretime.  Dëshiroj të marr përgjegjësinë time si prind përballë cdo socialisti dhe djemve e vajzave që besojnë tek Partia Socialiste. Sepse përgjegjësia në cdo rast është edhe e imja. Edhe, pse fotoja është bërë në një mejdis humori dhe miresjelljeje.  Ka gjëra me të cilat humori është i tepërt.” shkruan Majko.

Share: