Home KRYESORE Marrdhënie seksuale me të miturën, arrestohet 37-vjeçari.

Marrdhënie seksuale me të miturën, arrestohet 37-vjeçari.

Një 37 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur pa dëshirën e saj.

Arrestimi i Dritan Toskës 37 vjeç banues në Tiranë është bërë më 23 shkurt. Marrëdhënia mes 37 vjeçarit dhe vajzës së mitur të identifikuar me inicialet S. SH është krijuar dhe nxitur nga një vajzë 17 vjeçe K.H e cila dyshohet se “ka nxitur shtetasen S. Sh të kryej marrëdhënie seksuale edhe me shtetas të tjerë me qëllim përfitim monetar” informoi sot policia.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga Neni 101 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Dritan Toska dhe për veprën penale “Favorizimi i prostitucionit”- në tentativë, parashikuar nga Neni 114-22 iKodit Penal, në ngarkim të shtetases K. H./lapsi.al

Share: