Home KRYESORE Meta nuk ka ende një përgjigje për Ramën per Koalicionin elektoral

Meta nuk ka ende një përgjigje për Ramën per Koalicionin elektoral

Kreu i LSI-së Ilir Meta doli para mediave pas mbledhjes së kryesisë së partisë së tij dhe në komunikimin me gazetarët tha se nuk u diskutua lidhur me koalicionet zgjedhore!

Ai edhe shtoi qartazi dhe më shumë agoninë e kryeministrit Rama, i cili e ka ftuar LSI-në disa herë publikisht për të qenë pjesë e koalicionit të ardhshëm te se Majtes me ne krye PS.

“Mbledhja s’ka qenë e gjatë sepse çdo lloj diskutimi i tillë do të kërkonte një kohë të gjatë, por mbledhja ka qenë e qartë në përgatitjet e LSI-së për të përmirësuar më tej programin e saj, por edhe për të përgatitur programin e ardhshëm elektoral në funksion të rritjes ekonomike dhe punësimit të qëndrueshëm. Ne vazhdojmë në këtë koalicion të përmbushim detyrimet dhe përgjegjësitë tona. Do të bëjmë gjithçka për një vijim sa më konstruktiv jo vetëm brenda koalicionit, por edhe në jetën politike të vendit, në Parlament” – tha kryetari i parlamentit Ilir Meta.

Share: