Home KRYESORE Njihni vetet dhe mos na “habisni” me vargjet enveriane të Dritëroit!

Njihni vetet dhe mos na “habisni” me vargjet enveriane të Dritëroit!

Nga Jonida Salku

Come on! Tregomëni kush prej jush nuk e ka bërë hipokritin të paktën një herë në jetë?!!! Kush prej jush që shkruajtët sot, ende pa u futur në dhè Dritëroi, se i gjori paska qenë komunist e i paska kënduar Enverit! Aman ç’na thatë! (Më preku më shumë artikulli i Ypit që unë e kam aq qejf dreqin!)

Come on! Hë pra! Më thoni një arsye pse askush prej jush nuk u bë njeri më i mirë pasi iku Enveri. Keni 27 vjet që e hodhët diktaturën dhe diktatura po ju ha xhanin. Si nuk ju pashë të dilni në sheshe e t’i hidhni poshtë këto diktaturat e tjera me kufij të hapur (s’jam fort e sigurtë për këtë të fundit)?!!!

Por pëllisni të gjithë nëpër portale e këtu në facebook, tok me mua! Pse? Se diktaturat na janë bërë gjenetike me kohë. Me vjen keq për brezin tim, pa… juve dheri!

Edhe come on! Prapë come on! More të pseudomodernizuar! Nuk kam nevojë t’ju njoh një për një për t’u treguar edhe unë hipokrite ndaj jush. Në fund të fundit çfarë është hipokrizia? Të mos njohësh as fytyrën tënde! Ndaj come on! Njihni vetet dhe mos na “habisni” me vargjet enveriane të Dritëroit! Ju që kakarisët për Salën e jargaviteni sot pas Ramës!

Kështu që, nëse keni patur durimin ta çoni deri në fund këtë shfryrjen time, siç çova unë tuajën pa bereqet, ma lexoni edhe diçka të fundit, kryesoren, sepse #IAlwaysHaveAPoint:

Ka një ndryshim shumë të madh mes hipokrizisë suaj me atë te Dritëroit, juaja është e varfër, pordhace, e pasigurtë dhe e shumëfishtë, e Dritëroit të paktën ishte e një efekt anësor i injeksioneve të vazhdueshme të hallkave ndër zinxhirët gjenetikë. Pra e tija është geni fillestar i pastër, juaja është një mutacion i përbindshëm!

Kësisoj, çuna, come on! Merreni modernizimin tuaj dhe futeni… (gjëkundi) të paktën gjersa i ndjeri të prekë fundin e varrit. Pastaj hani edhe njëri-tjetrin po deshët! Yeah, who cares?

Share: