Home KRYESORE Prindërit…

Prindërit…

Nga Artur Nura

Përballë fëmijëve të mi,
ëngjëj kthjellues të jetës,
një imazh kujtimesh,
më sjell në mendje prindërit…,
tashmë kujtim margaritar,
që lidh të përtejmen e pa ardhur…,
me jetën e lënë pas!

Prindërit…,
kjo pasqyrë e mendimit,
udhërrëfyes malli magjik,
larg nga kjo botë,
përsëri na mësojnë
leksionin e jetës si prind,
nëpërmjet kujtimeve si refleksion!

Prindërit…,
shembull unik i mësimdhënies,
gjithmonë një hap para nesh,
si pasqyrë filozofike e ndërgjegjes,
reflektojnë konturet e misterit,
nëpërmjet mallit, respektit dhe jetës,
nga lindja deri në vdekje!

Share: