Home KRYESORE Putin më i pasur se Trump me 197 miliard dollarë

Putin më i pasur se Trump me 197 miliard dollarë

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe Presidenti i SHBA, Donald Trump kanë të përbashkët dashurinë për avionët privat dhe kanë disa prona nëpër botë.

Putin thuhet se ka krijuar pasurinë duke investuar në naftë dhe gaz natyror, Trump thotë se ai e ka bërë ‘sipas modës së vjetër’ në investime në pronë të paluajtshme.

Por ka një diferencë të madhe në mes të pasurisë së të dy liderëve: Pasuria e Putin shkon në rreth 200 miliardë dollarë, ndersa ajo e Trump vlen më pak se 3 miliardë.

Pavarësisht se gjatë kampanjës zgjedhore, vitin e kaluar, kishte thënë se pasuria e tij ishte ‘reth 10 miliardë dollarë’, pasuria e Trump thuhet të ketë shifër më të ulët.

Forbes vitin e kaluar tha se pasuria e Trump vlente 3.7 miliardë dollarë ndersa Bloomberg theksoi se pasuria e tij ishte 2.9 miliardë dollarë.

Share: