Home KRYESORE Pyetjet e Zef Bushatit per renien e statujes se diktatorit!

Pyetjet e Zef Bushatit per renien e statujes se diktatorit!

Nga Zef Bushati

Cdo vit, me daten 20 Shkurt, i bej pyetjen vehtes: Si u shkul nga bazamenti prej betoni dhe hekuri gjithe ai monument prej bronzi i diktatorit Enver Hoxha me nje cope litari ? Kush i hoqi vidat stermadhe e te trasha qe mbanin te mberthyer monumentin me bazamentin e celnikte ? Po vidat ku shkuan ? Po litarin kush e solli ? Po makinen per ta terhequr zvarre kush e porositi te vinte ? Pse nuk e mori njeri autoresine e litarit dhe te makines ?

Pse nuk merret me keto detaje gazetari Blendi Fevziu te emisioni i tij Opinion sa here analizon renien e monumentit ?….???…Kam qene ne shesh ate dite dhe fare prane monumentit. Policet ishin pa arme. Ushtare qe mbanin fort disa qen te lidhur.

Kam pare cdo veprim, mbaj mend cdo detaj. Qendroja ne mes te njerezve te zemruar qe e urrenin sistemin komunist dhe kerkonin me cdo kusht permbysjen e tij. E gjithe shqiperia ne shesh. Te gjithe te deshperuar, te zhgenjyer, te revoltuar, duke protestuar kunder sistemit. Edhe une si ata. Monumenti gjigand i derdhur ne bronx i diktatorit u shemb pertoke perpara syve tane, perpara kembeve tona.

Monumentit nga perplasja e madhe iu nda trupi nga koka. Kjo ishte jashte skenarit te thurur ne zyren e Ramiz Alise. Ndarja e trupit te bronxte te diktatorit nga koka, ishte vullneti i zotit per te mbeshtetur deshiren e pupullit te vuajtur e te shtypur gjate sistemit te eger komunist te udhehequr nga diktatori Enver Hoxha.

Trupi i bronxte me koken e prere u terhoq zvarre deri tek godinat ku studentet qendronin ne greve urie i shoqeruar nga mijra qytetare. Mes tyre edhe une. Askush prej nesh nuk e dinte se po perdoreshim, se ishim pjese e nje skenari. Ne ishim thjeshte nje turme njerezish te deshperuar, te revoltuar, te zhgenjyer qe kishim dale ne proteste per te kerkuar ndryshimin.

Ndersa ne zyren e Ramiz Alise vazhdonte te shkruhej skenari dhe te zgjidheshin aktoret qe do ta realizonin ate. Eh. Sa gjate na kane perdorur ne qytetareve te popullit tone. 26 vite ! Perseri na perdorin e perseri ne perdoremi. Perseri te njejtet personazhe ne krye te qeverive te ndare ne dy pjese, pike per pike simbas skenarit te Alise.

“Pushtetin njehere njera e njehere tjetra me parimin e lavjerresit. Njehere PD e njehere PS. 13 vjet PD dhe 13 vjet PS. Perdoreni turmen per interesat tuaja.” Dhe populli ende nuk zgjohet, ende mbetet nje turme.

Share: