Home KRYESORE Seks simboli italian deklaron ‘falimentimin’: ‘Nuk më fton më njeri’

Seks simboli italian deklaron ‘falimentimin’: ‘Nuk më fton më njeri’

Një dekadë pas kulmit të karrierës, aktorja e njohur thotë se askush nuk do t’ia dijë më për të.

Anna Falchi, një prej fytyrave më të njohura të televizionit italian, tani mbahet vetëm me ftesat në emisionet e Rai-t. E megjithatë, siç pranon ajo, nuk e fton njeri.

“Po të mos më ftoje ti, Pippo, nuk më fton njeri”, i tha ajo Pippo Baudo-s, e ftuar në “Domenica In”.

44-vjeçarja shihet gjithmonë e më pak në ekran dhe për këtë, sqaron se nuk është aspak vendimi i saj. Madje, e vetmja arsye që po shihet në televizione këto ditë është prej atmosferës së Sanremo-s. Ajo prezantoi Sanremos-n më 1995-ën, me Pippo Baudo-n dhe Claudia Koll-in.

E konsideruar një seks simbol në vitet ’90-2000, Anna Falchi ka qenë pjesë e shumë filmave, serialeve, madje edhe si producente.

Me origjinë finlandeze, Falchi ka jetuar gjithmonë në Itali, por e bija ka trashëguar tiparet e saj nordike. Ajo është gjëja më e rëndësishme në jetën e saj, ndaj nuk i bën përshtypje që vëmendja e medias nuk është më tek ajo.

“Forca ime më e madhe është vajza ime, një finladeze e vockël 6-vjeçe.”, e mbyll intervistën.

Share: