Home KRYESORE Shërbimet sekrete gjermane kanë përgjuar media të huaja!

Shërbimet sekrete gjermane kanë përgjuar media të huaja!

Shërbimet sekrete gjermane të jashtme, (BND) kanë përgjuar gazetarët e disa mediave të huaja, si BBC, New York Times dhe agjencinë e lajmeve Reuters, bëri sot të ditur e përjavshmja gjermane, Der Spiegel.

“BND ka vendosur duke filluar nga 1999, së paku pesëdhjetë numra telefonike, fax apo adresa elektronike të gazetarëve apo redaksive në lista përgjimi”, konfirmon e përjashmja më me ndikim, sipas citimeve të një artikulli që pritet të publikohet nesër.

Revista nuk shprehet nëse shërbimet sekrete gjermane po vijojnë të kryejnë aktualisht përgjime.

“Në këtë listë radhiten gjithashtu disa dhjetëra numra të gazetarëve që punojnë për grupin audiovizual britanik BBC në zyrat e saj në Londër dhe në Afganistan, si dhe brenda strukturave të redaksisë ndërkombëtare BBC World”, shkruan Der Spiegel, duke cituar dokumenta të konsultuara prej kësaj së fundit.

“Jemi të zhgënjyer nga informacionet që po qarkullojnë në media”, reagoi një zëdhënëse e BBC/dita.al

Share: