Home KRYESORE Shpërbërja e Jugosllavisë shkaktoi një ndryshim tektonik në identitetin ballkanik

Shpërbërja e Jugosllavisë shkaktoi një ndryshim tektonik në identitetin ballkanik

Nga Ilir Demalia

Media shqipëtare si keqinformon-manipulim me qëllim apo prej injorancës së gazetarëve, që jo vetëm nuk dinë, por janë aq fodullë, sa sëpaku nuk bëjnë një kërkim për të verifikuar gjëra të gatëshme, si mungesë e përgjegjshmërise apo se kështu duhet….

Ne dt 20 Shkurt 2017, një ndër gazetat më të mëdha dhe më të rëndësishme ne Shqipëri Balkanweb, nxjerr në faqen kryesore të saj një shkrim që i referohet revistës angleze The Calvert Journal, me titull: Ismail Kadare rekomandohet si nje ndër shkrimtarët më të mirë që duhet lexuar.

Në interpretimin e artikullit referuar revistës angleze, Balkanweb shkruan: Ismail Kadare, autori shumë librave, është futur në listën e dhjetë shkrimtarëve nga revista angleze Calvert Journal, rekomandohet për tu lexuar si nje ndër shkrimtarët më të mirë në Europë.

Ne dt 13 Shkurt 2017, The Calvert Journal fillon me titullin:

Letërsia Ballkanit: fiksion i mirë bashkëkohorë për t’u shtuar në listën tuaj të leximit

13 shkurt 2017 · ALBANIA · BOSNJA DHE HERCEGOVINA · BULGARIA · CROATIA · MONTENEGRO · ROMANIA · SERBIA · SLLOVENI.

Artikulli fillon me një hyrje, “Shpërbërja e Jugosllavisë shkaktoi një ndryshim tektonik në identitetin ballkanik, duke lindur një koleksion të pasur të letërsisë së re që kërkojne të ballafaqohen me një realitet të ri. Nga mite pagane dhe tregime të emigrimit, në shkencën e fiksionit dhe elegjitë e Kosovës, këtu janë dhjetë nga novelat më të mira të fundit nga Ballkani që ju duhet për të lexuar

Hannah Weber

Me poshtë rreshton shkrimtarët nga këto vende si, Ismail Kadare Miljenko Jergović, Miroslav Penkov, Gabriela Babnik, Dragan Velikić, Aleksandar Hemon,Herta Müller, Dubravka Ugresić, Ognjen Spahić, Ioana Pârvulescu, shoqëruar me nga një pjesë nga librat e këtyre autorëve ku Kadare sillet me një pjese te librit Tre Elegji për Kosovën botuar në 1988.

Nuk ka asnjë pjesë dhe as lidhje me shkrimtarët në Europen Perendimore apo Lindore në këtë shkrim të The Calvert Journal se Kadare është një ndër dhjetë shkrimtarët më të lexuar në Europë. Shkrimi bën fjalë për shkrimtarët e Ballkanit, dhe këto, jo si më të lexuarit por: si dhjetë novelat më të mira që rekomandohen te jenë në listën e leximit nga shkrimtarët ballkanik.

Përse keq informon dhe manipulon lajmin Balkanweb?

Me poshtë keni linkun e artikullit ne The Calvert Journal

https://calvertjournal.com/articles/show/7664/balkan-literature-best-contemporary-fiction

Share: