Home KRYESORE Sipas Berishes, vëllai i kryeministrit kryen trafikun e drogës

Sipas Berishes, vëllai i kryeministrit kryen trafikun e drogës

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në lidhje më vëllai e kryeministrit Edi Rama, të cilin e ka quajtur një trafikant që është kthyer nga Amerika për të kryer aktivitetin e tij të drogës në Shqipëri.

Berisha, gjatë fjalë së tij në parlament tha se atij i është kapur një makinë që përdorej nga vëllai i Ramës, Olsi Rama dhe zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi, për trafik droge.

‘Ndjejë dhimbje të thellë, keqardhje maksimale. Me duhet të them se të gjitha klasifikimet politike thonë se kjo klikë në pushtet nuk është një oligarki, nuk është një kleptokraci, por është bandidokraci. S’do t’ia thoja kurrë, s’do të bëja kurrë një cilësim për vendin tim, por më madhe është fatkeqësi po të fshehet.

Këtë që i shihnin këtu mbrapa, janë organizatë kriminale. Kreu i Bandës është Edi Rama. Edi Rama e ka një vëlla. Vëllai i tij quhet Olsi Rama. Oli Rama, qytetar shqiptar dhe amerikan, kur denoncova në këtë parlament që u kthye për trafiqe , asnjë nga ju nuk e besoj, por informacionin e kisha nga një anëtar i grupit të tij. Po vijmë me tej tek Olsi Rama.’, – u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Berisha thotë se makina e cila është kapur nga prokuroria, ishte e përshtatur për të trafikuar drogë.

“Daljet jashtë vendit të Olsi Ramës, po me çfarë thoni ju? A mund të pyesim pak, kjo makinë është gjetur nga prokuroria e përshtatur për transport kokaine. Kush të dojë i ka këtu, hyrjet dhe daljet e vëllait dhe Edi Ramës dhe Jon Dervishit. “, tha Berisha.

Share: