Home KRYESORE Sllovenet tallin Znj. Trump duke përdorur shqiptarët me simbolike te ngjashme (video)

Sllovenet tallin Znj. Trump duke përdorur shqiptarët me simbolike te ngjashme (video)

Emisioni satirik slloven “Ta teden” (“Këtë javë”) ka gjetur mënyrën më të mirë për të ironizuar drejtuesit dhe mentalitetin e vendit të tyre…nisur nga Melania Trump, por duke përdorur dhe shqiptarët!

“Amerika e para, Sllovenia e dyta”: kështu e titullojnë videon krijuesit e saj, një video në të cilën ata mundohen t’i mbushin mendjen Donald Trump që pas Amerikës, ta konsiderojë Slloveninë si opsionin e dytë.

“I dashur z.President mirëserdhe në Slloveni, mos e ngatërro me Sllovakinë, ata janë dështakë!

Do të të tregojmë nga ku ka ardhur gruaja juaj, Melania Trump. Një grua magjepsëse, me gjoks fantastik. Gjene të pastra sllovene dhe kirurgji plastike shqiptare. Të gjitha vendet e tjera europiane janë kot.

Sllovenia është më e mira” shprehet me tone të theksuara në video drejtuesi i programit, Jure Godler. Ai godet ashpër kryeministrin, sistemin bankar dhe personazhet e famshme të fushave më të rëndësishme në vend.

“Po, Amerika duhet të jetë e para. Por, Sllovenia duhet të jetë mundësia juaj e dytë. Ne kemi qenë gjithmonë të dytët dhe e bëjmë shumë mirë këtë gjë, jemi më të mirët! Donald, të urojmë më të mirat nga Sllovenia, Alabama e Europës”, përfundon përshkrimi në video./lapsi.al

Video:
Share: