Home KRYESORE “Spiunia” bionde nga Tirana që zbulon tradhtinë në çift: Unë të fik...

“Spiunia” bionde nga Tirana që zbulon tradhtinë në çift: Unë të fik derën

0

E quajnë Shkëndije Lili dhe prej pak kohësh është certifikuar si dedektive private në Tiranë dhe ka nisur punën në zbulimin e tradhtisë në çift.

Ajo ka qenë e ftuar në “Pasdite në TCH”, ku ka treguar një pjesë nga puna e saj dhe jeta personale. Shkunda thotë se fillimisht ka hasur vështirësi edhe nga familja, e cila nuk donte që vajza të vijonte këtë shkollë, por që më pas u mësuan dhe u detyruan ta pranojnë zgjedhjen që vajza kishte bërë.

“Ishte e vështirë t’i bindje, por unë ndërkohë isha regjistruar në shkollë, ndërsa shoqëria më njihte tipin dhe e dinin që mund ta bëja, por prapë më shihnin të habitur” ka treguar Shkënda.

Femrat në përgjithësi janë xheloze dhe do të bënin çmos për të kontrolluar të dashurin e tyre, dhe një pyetje e tipit “cila nga gjinitë është më shumë e interesuar” nuk mund të mungonte

“Në përgjithësi ka dhe femra dhe meshkuj të cilët duan të dinë, por në numër më të madh janë meshkujt” ka vijuar ajo më tej.

E pyetur se çfarë mendojnë familjarët tani që ajo është kthyer në një “spiune” Shkënda rrëfen se: “Më kanë frikë, disa herë më thonë mos se kjo të fik derën” ka rrëfyer dedektivja./360grade.al

Share: