Home KRYESORE Taksa e sheshtë është zgjidhja!

Taksa e sheshtë është zgjidhja!

Nga Jorida Tabaku

As një vit pas vëzhgimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë si dhe asaj të Dhomës Gjermane të Tregtisë që evidentonin problemin kryesor të klimës ekonomike në vend tek taksat e larta, korrupsioni dhe tarifat e shtrenjtuara, vjen edhe vrojtimi BERZH.

Shqipëria, sipas vrojtimit të BERZH, ka 6 zëra problematikë të cilët ndahen në dy grupe të mëdha: pjesa e ndershmërisë së qeverisjes dhe pjesa e politikave ekonomike. Korrupsioni na rendit të tretët në rajon, me një vlerësim 6.3 ndërkohë që para nesh janë Serbia dhe Kosova. Në fushën e informalitetit renditemi po kështu ndër tre vendet e para, duke regjistruar 16.8 pikë që është më shumë se sa mesatarja e rajonit.

Në regjimin e taksave, vendi jonë vazhdoj të vuajë politikën fiskale si pengesë për bizneset duke qenë vetëm pas Malit të Zi dhe Serbisë. Sakaq energjia elektrike që për kryeministrin nuk është rritur por ulur, konsiderohet nga bizneset si barrierë, saqë shënon 13 pikë ndërsa mesatarja e rajonit është 5 pikë. Sikundër problematik shfaqet edhe administrimi fiskal, që na rendit të parët në rajon.

A ka zgjidhje PD për gjithë këto pengesa që bizneset kanë parashtruar në këtë pyetësor? Po!

Do të vendosim taksën e sheshtë 9% për të ardhurat personale, 9% për fitimin e korporatave dhe 9% për kontributin e sigurimeve shoqërore për punëdhënësin dhe punëmarrësin. Biznesi vogël do ketë një kuotë fikse përafërsisht të barabartë me 1.5% të xhiros, mbi të gjitha pulla fiskale tek këto biznese.

Do të ulim TVSH-në në një shkallë të vetme tatimore prej 15% dhe pothuaj pa përjashtim ekzekutivi do të shndërrohet nga një superqeveri me superadministratë në një qeveri të vogël.

Të gjitha këto kanë për qëllim zgjidhjen e shqetësimeve të biznesit. Taksa sheshtë thjeshtëson sistemin kompleks tatimor ekzistues, rikthen ivnestimet e huaja në Shqipëri e ul infomalitetin. Administratë e vogël eficentë në shërbim jo si rojatare e biznesit

Share: