Home KRYESORE “The Times” – Kosova po prodhon këngëtaret më të mira në botë

“The Times” – Kosova po prodhon këngëtaret më të mira në botë

Gazeta më e vjetër britanike, njëkohësisht më e besueshmja, “The Times”, është shprehur e befasuar me këngëtarët kosovarë që po bëjnë bujë në botë.

“Si po prodhon Kosova këngëtaret më të mira të muzikës pop?”, është titulli i “The Times”, kurse në fotografinë kryesore të artikullit shfaqet Dua Lipa.

Artikulli nis me Dua Lipën, për të cilën shkruan se para se të bëhej këngëtare e mrekullueshme e muzikës dance-pop, ka punuar si mikpritëse e një klubi nate në Londër.

“Jo si një mikpritëse standarde, por një e tillë me shikimin prej arroganteje e paragjykueseje që ju shikon dhe vendos se a do t’ju lërë të hyni brenda apo jo”, shkruan “The Times”.

“Nuk kisha aq shumë kontroll se kë të lija të hynte. Kisha një kufje dhe një kamerë dhe menaxheri brenda më thoshte, “Po, jo, po, jo” deri në atë pikë sa m’u desh të mos lija as miqtë e mi të hynin për shkak se kishin veshur atlete. Asnjëherë nuk u ndjeva rehat me atë punë”, thotë Dua.

Më pas “The Times” thekson se Dua Lipa po ndjek hapat e Rita Orës.

“Ato po vendosin Prishtinën në hartën botërore të muzikës pop”, thuhet në artikull.

Share: