Home KRYESORE Trump: Të zgjerojmë arsenalin bërthamor. Mesazhe per Rusinë dhe Kinën…

Trump: Të zgjerojmë arsenalin bërthamor. Mesazhe per Rusinë dhe Kinën…

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Reuters”, presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur dëshirën e tij për të zgjeruar arsenalin bërthamor të Shteteve të Bashkuara, për të siguruar se vendi i tij do të rikthehet sërish “në krye të listës”, pasi sipas tij SHBA-të kanë bërë hapa prapa sa i përket kapaciteteve të armëve bërthamore.

Trump u ankua gjithashtu edhe mbi dërgimin e një rakete “cruise” nga ana e Moskës në shkelje të Traktatit për Kontrollin e Armëve, duke thënë se do ta ngrejë këtë çështje për diskutim me presidentin rus, Vladimir Putin, kur të takohen, nëse do të takohen.

Në anën tjetër, Trump u shpreh se Kina duhet të zgjidhë disa prej sfidave të sigurisë kombëtare të shfaqura prej Koresë së Veriut, “shumë lehtë nëse ata vërtet duan të kontribuojnë”, duke shtuar kështu presionin ndaj Pekinit për të ushtruar më shumë ndikim për të frenuar veprimet gjithnjë e më shumë ushtarake të Penianit.

Duke folur nga kolltuku i tij në Zyrën Ovale, Trump e deklaroi veten e tij si “tejet të irrituar” me testimet e raketave balistike të Koresë së Veriut, duke thënë se njëri prej opsioneve në duart e tij është përshpejtimi i sistemeve mbrojtëse raketore për aleatët e Shteteve të Bashkuara, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Share: