Home KRYESORE Ylli Manjani do të merret në pyetje nga prokuroria

Ylli Manjani do të merret në pyetje nga prokuroria

Deklaratat e forta që Ylli Manjani bëri nga foltorja e Ministrisë së Drejtësisë nuk do të kalojnë në heshtje nga prokuroria. Kreu i organit të akuzës tha se do të marrë në pyetje ish-ministrin për të dëshmuar në lidhje me akuzat e bëra publike për disa ministra të qeverisë Rama.

“Nuk kam frikë të hetoj. Pas deklaratës së ish-ministrit kanë nisur edhe hetimet e para. Menjëherë pas konferencës së mbajtur nga Manjani është regjistruar nje procedim penal, dhe ka nisur hetimi për akuzat e bëra. Por duhet koha e nevojshme për hetimet”, u shpreh kryeprokurori Llalla.

Në konferencën e fundit, Ylli Manjani tha se mbledhjet e Qeverisë firmosen koncesione pa dakordësinë e ministrave, merren vendime pa pasur mbledhje qeverie dhe se disa prej ministrave kanë frekuestuar hotelin Santa Quaranta në pronësi të Klemend Balilit, kur ky ishte shpallur në kërkim dhe per te gjitha keto kryeprokurori Adriatik Lalla tha se jane nisur hetimet.

Share: