Home KRYESORE 1300 kontejnerët, CNN grek: U groposën në 5 qytete shqiptare!

1300 kontejnerët, CNN grek: U groposën në 5 qytete shqiptare!

Mediat greke i kanë kushtuar sot vëmendje dhe hapësirë pretendimeve të një portali italian se në Shqipëri kishin hyrë 1300 kontejnerë nga me lëndë kimike. CNN grek madje shkon deri aty sa tregon dhe 5 qytetet shqiptare se ku janë groposur këto mbetje të rrezikshme, të cilat kishin destinacion Maqedoninë.

Televizioni shkruan se lëndët kimike që kanë ardhur nga Italia janë groposur pikërisht në Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Dibër.

Artikulli i “Pianeta Italia”, i publikuar pak ditë më parë pretendon se 1300 kontejnerë me mbetje kanë hyrë nga porti i Durrësit, gjë e cila pritet të sqarohet nga vetë ky autoritet nëse ka ndodhur ky shkarkim mbetjesh në port apo jo. Megjithatë pretendimet dhe pikëpyetjet e këtij artikulli pritet të marrin edhe një përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Durrësit./lapsi.al

Share: