Home KRYESORE Aleati i vogel i shkruan Kryeministrit Rama

Aleati i vogel i shkruan Kryeministrit Rama

0

Nga Kreshnik Osmani

Degjova komunikimin javor te Kryeministrit dhe kam vetem nje koment. Ate koment qe ia kam thene ne zyren e tij:

Zoti Kryeminister!

Nese keni Zot mire dhe nese nuk e keni nje te tille, ju kerkoj qe per hater te bashkemoshatareve te Zahos se vogel dhe te dhembshurise qe ke per te. Per hater te djalit tend te madh dhe rinise shqiptare ne moshen e tij. Per hater te nje pike dhembshurie qe ke per nenen tende dhe te gjithe pensionistet e Shqiperise ne moshen e saj, mjaft, mjaft me me fjalime boshe. Mjerimi, vuajtja, varferia, dhimbja, ka mbuluar Shqiperine.

Une sot kam percjelle me dhimbje te madhe dy prinder pensioniste ne aeroport per ne Itali sepse kane nevoje per asistence shendetedore dhe ne Shqiperi nuk kam ç’tu ofroj. Ketu ka vetem mashtrim, kriminele, grabitqare, ilaçe te skaduara dhe mjerim. Dua t’i shoh, t’i puth, t’i prek, t’i shijoj por jam i detyruar t’i nis. Ketu nuk ka shendetesi, nuk ka pune per rinine, nuk ka buke per urine, nuk ka qetesi per mjerimin, nuk ka shprese per dhimbjen dhe per fatkeqsine. Ky nuk eshte halli im por i gjithe Shqiperise.

Zoti kryeminister!

Ne Shqiperi vjen ngado era vdekje. Kufomat e mbetura gjalle frymojne pafuqi. Leri fjalimet e bukura sepse ato nuk e filtrojne dot eren e kufomave ketu ne Republiken e vdekjes. Nga maja e Olimpit nga ku komunikon me sklleverit e tu ki parasysh:

Nese te ka mbetur nje fije burrni, nje grimce dhembshurie ne shpirt per popullin tend, apo nje copez fiksimi per jeten tende pas vdekjes, ne emer te ushtrise me lajkatare oborri qe te dhurojne pelqime, zemra dhe love merr masa urgjente, ose zhduku. Ik!

Autori eshte kryetar i Partia Shqiptare  Atdheu

Share:
Reklama juaj