Basha nis turin e vizitave në SHBA, largimi i Ramës në fokus...

Basha nis turin e vizitave në SHBA, largimi i Ramës në fokus të takimeve

0

Kreu i opozitës Lulzim Basha nis nesër një vizitë disa ditore në SHBA dhe në fokus të takimeve atje do të jetë prezantimi i situatës politike në Shqipëri dhe kërkesat e opozitës të prezantuara prej ditësh tashmë nga çadra e protestës së PD.

Më 27 mars Basha do të marrë pjesë në samitin e PPE në Maltë, thuhet në njoftimin për shtyp të Partise Demokratike. Basha e ka bërë të qartë në mesazhin e tij se opozita nuk do të hyjë në zgjedhje nëse Rama nuk jep dorëheqjen dhe nuk krijohet qeveri teknike e cila do të sigurojë votën e lirë të zgjedhësve në 18 Qershor, datën e dekretuar nga Presidenti Nishani për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY