Home KRYESORE Biba i KQZ: Nëse nuk vjen PD, votat do t’i numërojnë vullnetarë!

Biba i KQZ: Nëse nuk vjen PD, votat do t’i numërojnë vullnetarë!

Kryetari i KQZ-së Denar Biba tha se është i vendosur të zbatojë afatet që ka vënë ligji për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në 18 qershor.

Biba theksoi se mosdorëzimi i emrave për anëtarë të KZAZ-ve nga PD dhe PR pritet të marrë një zgjidhje që parashikon ligji me numërim me vullnetarë te votave te zgjedhesve.

“PD dhe PR nuk kanë sjellë kandidaturat e tyre për komisionerë, gjë që detyroi KQZ të ftonte qytetarët për tu bërë anëtarë të KZAZ, përgjigjia ka qenë fenomale, na duhen 90 komisionerë kemi pasur përgjigje për mbi 200 qytetarë. Me patjetër kërkohet të jenë me arsim universitar, shumë prej tyre juristë” –tha Biba.

“Të hënën me patjetër do miratohen KZAZ me përfaqësues të PS dhe qytetarë të angazhuar. Më datën 18 do të ketë proces. Qytetarët e mirë janë qenie politike, njerëz që interesohen për të ardhmen e vendit dhe njerëz që shkojnë të votojnë. Nëse këta Komisionerë kanë ideal të tyre politik apo dëshira dhe vullnete që i shprehin ditën e zgjedhjeve nuk do të thotë që janë të papranueshëm, ideja është që të mos e shprehin në veprimtarinë tonë. Të jemi dhe të dukemi sa më shuëm të paanshëm. Po shkojmë drejt datës 18 dhe në 18 do kemi proces” – tha kreu i KQZ-së ne nje interviste per Ilva Taren ne Ora News.

Share: