Home KRYESORE Blerina Braka: Çohuni të gjithë për Belën

Blerina Braka: Çohuni të gjithë për Belën

Këngëtarja e njohur dhe shumë seksi Blerina Braka ka publikuar këngën e saj më të re, “Çohu”. E cila është një këngë ritmike dhe që është pritur mjaft mirë nga publiku.

Kjo këngë është bërë me më shumë me qëllim komercial, pasi që i takon atyre këngëve që publiku i adhuron pa masë sot. Madje, këngëtarja edhe në prononcime për disa media, ka thënë se ajo është në muzikë për të kënduar për popullin dhe kjo është arsyeja se pse krijon këngë të këtij zhanri.

Ky projekt muzikor është punuar nga një numër i ngushtë i njerëzve te grupit pasi teksti dhe muzika është bërë nga vet këngëtarja kurse orkestrimi nga Devox dhe Gramoz Kozeli.

Kënga e cila në vete ka shumë ritëm dhe një mesazh të qartë, është finalizuar edhe me klip nga Max Production dhe tashmë ndodhet në kanalin Youtube për gjithë fansat e Këngëtares simpatike .

Pergatiti Era Cela

Share: