Home KRYESORE Boçi: Klanet e drogës gati për të blerë zgjedhjet, Duka: S’mund të...

Boçi: Klanet e drogës gati për të blerë zgjedhjet, Duka: S’mund të ketë zgjedhje të lira

Sot ne emsionin Versus ne Report Tv te gazetarit Artur Nura eshte debatuar mbi krizen politike ne vend dhe zgjidhjet e mundeshme. te ftuar te gazetarit Nura ishin Luacjano Boci, Partia Demokratike, Skender Gjinushi partia Social Demokrate dhe Eduart Abazi Aleanca Demokratike.

Diskutime dhe debate për zgjedhjet mes Gjinushit dhe Boçit, kështu ka vazhduar debati në emisionin Versus në Report Tv. Gjinushi ka thënë që për të arritur në zgjedhje të parakohshme duhet një bashkëqeverisje. Ndërkohë Luçiano Boçi i ka replikuar duke u shprehur se Klanet e drogës kanë dalë në terren për të blerë zgjedhjet

Duka: S’mund të ketë zgjedhje të lira

I ftuar në emisionin “Versus” në Report Tv në një panel me Skënder Gjinushin, Luçiano Boçin dhe Eduart Abazin, Kryetari i Partisë Agrare Agron Duka ka deklaruar se nuk mund të bëhen zgjedhje të lira duke i dhënë të drejtë opozitës në bojkotin e saj.

“Nuk mund të bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ka një mosbesim të madh, prandaj edhe opozita nuk ka faj në atë që kërkon. Unë nuk kam qenë në Peshkopi, nuk i kam parë zgjedhjet, por kam qenë në Kolonjë, ku njerëzit edhe u rrahën për të marrë
votat”, është shprehur Duka.

Share: