Home KRYESORE Debat mbi nje artikull në lidhje me koncertin e fundit të orkestrës...

Debat mbi nje artikull në lidhje me koncertin e fundit të orkestrës së RTSH

Nga Ina Kosturi

Është diskutuar shpesh për kritikën e munguar, për rolin e saj dhe domosdoshmërinë në mjedisin muzikor shqiptar. Ashtu si shfaqjet, debutimet , koncertet dhe kritika ka vështirësitë e saj, njësoj si muzikantët që përballen me skenën, publikun, dhe ata që realizojnë kritikën përballen me opinionin, me hatërmbetjet, inatet. Nëse instrumentisti apo kompozitori, dirigjenti shfaqet në skenë pa maskë , parruke, pra i vërtetë, zbukuruar më kostumin e skenës, me koston e diskutimit të gjithë aktivitetit, koston e gjykimit, kjo vlen dhe për kritikën.

Kritiku duhet të vishet me petkun e besueshmërisë, përgjegjshmërisë, që buron së pari nga përdorimi i emrit , autorësia duke vazhduar me disa parametra të tjerë që e bëjnë të besueshëm. I mbetur në autorësinë e vargjeve” Populli” , apo “Anonim” duket se nuk i largohemi thashethemnajave të kafeneve, dhe kështu institucionalizojmë një kritikë që është larg asaj të vërtëtës. Kritika “ e fshehur ” do ti shkonte personazheve të një shfaqjeje me maska, parruke dhe jo pastërtisë, përpjekjes dhe dinjitetit të një koncerti simfonik, tingullit të ngrohtë të solistes apo repertorit.

I qëndroj titullit të një shkrimi të botuarnë 2011 në Gazetën Panorama “ A ka trima që të bëjnë kritikën në Shqipëri “.

E nëse ka trima që dalin haptas , përballë ashtu si orkestra dhe solistët në koncerte, trimëria nuk mjafton. Kritika kërkon dhe shumë takt, diplomaci që i bashkëngjiten guximit për të thënë të vërtetat deri në nivele konstatimi, pa kaluar në krahasime që shpesh kthehen në fyerje dhe personazhet për të cilët debatojmë janë profesionistë që kanë një jetë kushtuar muzikës.

Nëse solisti, orkestra gjendet në skenë për ti dhënë kënaqësi dëgjuesve, kritiku duhet të sforcohat për tja kthyer të paktën me mirësi…

Përsa i përket stinëve koncertore të RTSH kam shprehur në mënyrë periodike opinionet mbi realizimet e stinëve koncertore, mënyrën e përzgjedhjes së repertorit, dirigjentëve dhe solistëve. Duhen vlerësuar arritjet e orkestrës dhe solistëve të RTSH. Kemi ndjekur koncertin me muzikën e filmave tanë , realizuar mjaft mirë nga dirigjenti e orkestra.

Kemi ndjekur disa koncerte të nivelit të lartë , një pjesë e tyre me dirigjentë shqiptarë, së fundmi koncertet e Ermir Krantjes, Gianna Frattës dhe më parë të Zhani Cikos me repertor shqiptar apo dhe të një periudhe më të largët të Eno Koço etj. Orkestra ka realizuar një sërë veprash dhe duket të jemi realistë, kanë interpretuar dhe solistë shumë të mirë .

Sigurisht është pasuri kombëtare orkestra, e në rradhë të parë theksoj se mbahet nga taksapaguesit shqiptarë. E kam përsëristur se ashtu si festivali i këngës duhet të ketë një datë të dorëzimit të dokumentave të pjesëmarrësve, përzgjedhjes, duke parë dhe raportet midis instrumentave, programeve që ofrojnë, solistëve.

Ajo që bën përshtypje është sigurisht kthimi i stinës koncertore ndër vite në tribuna pianistike. Kritikat për stinën koncertore janë afatgjata dhe nuk lidhen me një koncert të vetëm , nuk mendoj se koncerti i fundit të radios ishte pjesë e debatit ndër vite. Mendoj se në një shkrim, në kritikë të parat që përmenden janë anët pozitive, dhe pjesa tjetër i bashkëngjitet butë këtij pozitiviteti.

Nëse flasim për kolegjiume përzgjedhjesh nuk di cilat janë kokat e ndritura të artit muzikor që do bëjnë përzgjedhjen e solistëve sipas artikullshkruesit dhe sa do e ndrisin kur një shkrim e kanë shkruar … Pa krahasime, nuk lejohen në kritikë. Suksese orkestrës, dhe revistës që mundësoi debat në klimën e vështirë artistike shqiptare.

Share: