Home KRYESORE Deputetje e PD i kujton kryetarit te Bashkisë së Korçës Kullen e...

Deputetje e PD i kujton kryetarit te Bashkisë së Korçës Kullen e Vrojtimit dhe përqark “kullat” e plehrave!

Nga Eleina Qirici, deputete PD

Sotiraq Filo dil nga Galeria dhe shikoi gjërat me sytë e tu, sepse je jashtë realitetit. Prej vitit 2007 je në krye të Bashkisë dhe pas 10 vitesh e ke lënë në këtë gjendje qytetin dhe banorët e tij. Përgjegjësia e gjitha e jotja.

Niko Peleshi qeverisja jote po hap gropa dheu në mes të qytetit dhe po ngre pallate plehrash në periferi të tij. Për më shumë se një dekadë, ti ke shitur tek korçarët veçse fasadë dhe po të kujtoj se qeveria qëndrore për periudhën 2007-2013 dha dhe investoi në qytetin e Korçës dhjetra milionë euro, pa vënë re “rilindasin” në krye të saj, por duke i dhënë prioritet qytetit të korçarëve që meritonin çdo investim, në çdo fushë.

Një lagje në qytetin e Korçës dhe qindra banorë jetojnë brenda kufijve të vendgrumbullimit të mbetjeve. Mijëra banorë jetojnë pëerreth, në kufij dhe pranë këtij vendgrumbullimi, ku gjatë pasdites fillon rituali i djegies së mbetjeve dhe ku tymi më pas mbulon lagjet e qytetit, por edhe disa Njësi Administrative në qytetin e Korçës.

Kjo është gjendja. Nuk e dini? Nuk e njihni? Qindra milionë janë shpenzuar për investime në këtë vendgrumbullim, por situata është kjo që shohim. Ku kanë shkuar donacionet dhe investimet, shumat marramendëse të shpenzuara për rehabilitimin e këtij vendgrumbullimi.

Po, kjo çështje e ka të nevojshme të kalojë nga një kontroll i rreptë, audit I mirëqënë financiar dhe për të çuar para ligjit përgjegjësit.

I drejtohem Bashkisë dhe Qeverisë të marrin masa të menjëherëshme në bashkëpunim me të gjitha institucionet e tjera shtetërore relevante me problematikën, për t’i dhënë zgjidhje humane dhe urbane. Menaxhoni situatën, sepse e keni bërë grope.

Po shpenzoni miliona për të lëvizur apo shëtitur institucionet e shtetit sa nga një godinë tek tjetra. Lule dhe bojra, koncerte, këngë dhe valle, drama, recitime, show dhe fishekzjarre. Duhen edhe këto ndoshta, por kur nuk je I zhytur në plehra dhe kur populli ka të siguruar bukën e përditshme.

Raqi dhe Nikoja janë kujdesur mesa duket, që edhe nga Kulla e Vrojtimit vizitori të mos ketë pamje mbi këtë makabritet human dhe urban.

Korça u përket Korçarëve dhe ka për t’ua flakur dhe djegur propagandën e fasadave dhe ka për t’ua mbyllur gropat!

P.s.: Lutemi të ndërroni edhe tabelën në hyrje të vendgrumbullimit, që mban ende për pike kontakti një person që ka ndërruar jetë, një korçar I nderuar, një inxhinier I aftë. Pak respekt për njerëzit e ikur të paktën.

Share: