Home KRYESORE Gazetari Elvi Fundo publikon fotot e renda te dhunes ndaj tij

Gazetari Elvi Fundo publikon fotot e renda te dhunes ndaj tij

Nga Elvi Fundo

Tallavaja politike po tërheq vëmendjen nga dhuna së mërkurës në 8 mars tek e stacioni i trenit në orën 10.35 (të mëngjesit).

Zbardhja e një ngjarje kriminale do kohën e saj, por për të publikuar pasojat, jo ndaj meje por ato që mund ti ndodhin çdo gazetari, sot po publikoj pa asnjë dëshirë këto foto. Pa dëshirë, për shkak të faktit se nuk do doja të ishin publike, por politika dhe ujrat e saj të turbullta çudinë më të madhe e zgjasin 3 ditë, unë po i publikoj në ditën e katërt.

Pikërisht për të mos qenë çudia më e madhe, por një ngjarje që kërkon zbardhjen e së vërtetës.

Në fund dua të përcjell një mesazh falenderimi për të gjithë ata që më mbështetën me dhanë kurajo dhe u solidarizuan në këtë ngjarje të rëndë për mua dhe familjen time. Besoj për çdo gazetar edhe ata që çensuruan lajmin. Këto foto le të shërbejnë që ne të reagojmë më fort jo për Elvin, por për gazetarët. Të mos flasim vetëm për lidhjet e politikës me krimin por edhe për krimin në media.

Në pritje të kapjes së autorëvë dhe zbardhjes së ngjarjes, le të shpresojmë që këto foto të sensibilizojnë dhe rikthejnë sërish në vemendje ngjarjen.

Screenshot_2017-03-12-18-42-09Screenshot_2017-03-12-18-42-26

Share: