Home KRYESORE Himn per dashurine e nje babai Brikena, çupa e madhe e...

Himn per dashurine e nje babai Brikena, çupa e madhe e Izet Shehut

0

Nga Miranda Haxhia

Ne fund te kesaj qe po shkruaj, mund te thuash: po edh une ashtu do beja, edhe une e kam bere kete gje, e kam kujtuar, por ai imi nuk ishte poet.

Brikena eshte çupa e madhe e Izet Shehut. Nese nuk e ke njohur Izet Shehun me pare, po perdor rrjetet sociale, do ta kesh ndeshur patjeter. Ai futet pa u ndiere, ne ore dhe dite te ndryshme permes vjershave te tij te mrekullueshme.

I rendit dhe i poston Brikena, e bija.

Kur pinim kafe me Izet Shehun, ndodhte qe takonim rastesisht Brikenen. Me eshte dukur sikur me teper kishte merak per dukjen, veshjen, shendetin e te atit, sesa per poezite e tij. Dhe, sapo ndaheshim nga Brikena, ai na thoshte: “E kam te mire kete çupe. Po qe me ka bere edhe nje nipçe te bukur!” Lumturia lodronte ne syte e Izet Shehut.

Pastaj, Izeti, i ardhur prej dhimbjesh, sulmesh, goditjesh, titujsh e damkash si ‘armik’ si pinjoll i “Shehlerëve”, u fik, pa e mundur dot vdekjen e vellait te tij. U duk sikur ajo vdekje e terhoqi edhe Izetin, nga dashuria, thone, njerezit qe lidhen fort ne jete per te rezistuar, kur nderrojne jete, e kane te pamundur qe “andej matane” t’ia dalin mbane vetem. Rasti apo fati e deshi qe, pikerisht, diten kur ne Kuvendin e Shqiperise nderohej Sheh Karbunara, Izeti u ngjit drejt drites pergjithmone.

Prej asaj kohe, poezite e tij me dalin para syve pa rreshtur. Brikena kujdeset qe ato te lexohen, te shperndahen, sepse, me gjase, ka edhe ajo ate damarin poetik te te atit, e kupton qe, jo vetem jane poezi te shkruar prej babait te saj, por jane vertet te bukura. Me bindese kete qe them, e ben fakti se librat e tij nuk jane vleresuar asnjehere me çmime letrare. Ne Shqiperi, po nuk ke marre çmim letrar, je, padiskutim i talentuar.

Edhe pse jane poezi, Brikena permes fjales se te Atit shperndan muzgje te pikelluara myzeqare, piligorgat, pelikanët, endrrat, e permes tyre nje filozofi e thelle, kuptimplote per jeten, vdekjen, moralitetin, dinjitetin. Sepse vete Izet Shehu i tille ishte, siç edhe e kam shkruar dikur: NJE MUZG I PIKELLUAR LUSHNAJR.

Por Brikena me shemb gjithe ligeshtimin qe ndiej se ne te ardhmen do na mbulojne gjethet, debora dhe harresa e njerezve tane.

Ajo, duke e perkedhelur, duke e ‘gjuajtur’ me mjetet e tij, duke e kujtuar ore e çast, e mban pezull babain e saj te mrekullueshem, jo si nje muzg, por si pike e pare mengjesi.

Eshte i pangjashem rasti i Brikenes. Kemi pare e degjuar qe vriten, theren e lodhen neper gjyqe per te vjele ato qe nje at le pas. Brikena ka vetem nje ‘gjyq’ per te zgjidhur- A e ka bere te lumtur prania e saj, e motrave te saj babain sa ai jetonte? Nese ka ndonje ngurrim pergjigjia nga qielli, ajo po e ploteson ende kete gjest fisnik dhe kaq te bukur. Sepse po i jep Izet Shehut ate qe nuk ia morën dot diktaturat, ligesite, mbrapshtite e jetes- Driten!

Miranda H.

Share:
Reklama juaj