I mbijetoi infarktit, Artan Lame: Si u ktheva sërish nga ajo botë!

I mbijetoi infarktit, Artan Lame: Si u ktheva sërish nga ajo botë!

0

Një vit më parë, Artan Lame i mbijetoi një goditje në zemër e cila mund të kishte qenë fatale për jetën e tij. Kur kanë kaluar një vit nga ajo ngjarje, Lame kujton momentet e vështira, kur siç shprehet ai vetë, vendosi të qëndrojë në këtë botë.

“Sot mbush vitin që prej ditës kur vendosa të qëndroj ende këtu, në këtë pjesëz tokësore të Pafundësisë. Në këto 365 ditë, ende s’i kam dhënë dot përgjigje pyetjes në dukje shumë të thjeshtë: I kujt qe vullneti që të kthehesha sërisht?”,

E ndonëse i pëlqen të shprehet se është kthyer nga ajo botë, kreu i ALUIZNI­t përcjell edhe një mesazh për të gjithë: “Sa herë bëni dicka, bëjeni me shpirt dhe ndjejeni deri në shpirt, sepse ç’do herë mund të jetë e fundit”.

Postimi në Facebook i Artan Lames: “Kthim!

Miq,

Sot mbush vitin që prej ditës kur vendosa të qëndroj ende këtu, në këtë pjesëz tokësore të Pafundësisë.

Në këto 365 ditë, ende s’i kam dhënë dot përgjigje pyetjes në dukje shumë të thjeshtë: I kujt qe vullneti që të kthehesha sërisht? Ndoshta Universi është organizuar në një të atillë mënyrë, që ca pyetjeve të mos mundemi kurrë t’u japim udhë.

Dhe përmes këtij mundimi drejt njohjes, kalon edhe e gjithë përpjekja për të mirën. Shumë nga gjërat që premtova t’i bëj që atëhere, ndoshta nuk i kam bërë, paçka se e kisha shpirtin të zhveshur në eter.

Por zemra e mishtë që përleshej mes bisturish të çelikta, më bën sot t’ju kujtoj të gjithëve se sa i hollë është tehu që ndan atë se ku do jemi, këtej apo andej.

Eshtë aq i hollë, sa nuk ja vlen ta mprehim edhe më tej atë me pakujdesitë tona të zhurmës së përditshme.

I thashë, më tha, s’i flas, do t’i bëj këtë, i keqi, do ta zhduk, ja ngeca, do ta marr, se jap, t’ia marrim, ta prishim, s’dua, se bëj, s’ma bën, e plot e plot të tjera ankthe, me të cepat e theptë të të cilëve gërricim ditët tona.

Jua thotë këtë dikush që e pa atë teh, e jo veç e pa, por edhe e ndjeu në mish të vet. Ky vit që shkoi, më ka bindur edhe më tej në dobinë e dhënies.

Universi është shumë i pafund për të patur kohë ta marrim të gjithin brenda vetes, edhe në qofshim aq të pangour.

Ndaj e vetmja mënyrë për të marrë diçka më shumë, është të japim.

E kam thënë, s’ka rëndësi çfarë: panem, amor, vitam…

Dhe se fundi, sa herë bëni dicka, bëjeni me shpirt dhe ndjejeni deri në shpirt, sepse ç’do herë mund të jetë e fundit”

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY