Home KRYESORE Ja 4 policët qe lejuan kalimin e kamionit me 8 ton kanabis

Ja 4 policët qe lejuan kalimin e kamionit me 8 ton kanabis

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka urdhëruar arrestimin e 4 punonjësve policie pasi dyshohet se merreshin me trafik droge.

Sipas Prokurorisë, 4 policët e kufirit Qafë Thanë, janë të dyshuar për veprën penale të “trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim, ne vijim të hetimit të nisur pas zbulimit të një kamioni maqedonas me 8 ton kanabis ne Itali, në shkurt 2017.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë për Krime të Rënda ka rezultuar se efektivet e policisë kanë krijuar lehtesitë që ky kamion, i ngarkuar me narkotike, të kalojë pa u kontrolluar në Qafë Thanë.

Në bazë të hetimit të Prokurorisë, Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masën e sigurisë, të cilat janë zbatuar mbrëmjen e sotme nga Sherbimi i Çështjeve të Brendshme, për efektivet e policisë:

1.Clirim Pepa, pergjegjes turni

2.Ervin Kodra, kontrollor hyrje-dalje

3.Lirim Halili, kontrollor te kabina ne hyrje

4.Syrja Terziu, kontrollor ne hyrje

Share: