Home KRYESORE Ja emrat VIP, të ftuar në festën private të Vera Grabockës

Ja emrat VIP, të ftuar në festën private të Vera Grabockës

Producentja e njohur shqiptare, Vera Grabocka, ka festuar ditëlindjen. Regjisorja, e njohur si prodhuese e një sërë spektaklesh të suksesshme në Shqipëri zgjodhi që këtë ditë ta festojë në praninë e mikeshave të saj më të afërta.

Natyrisht, disa prej tyre ishin personazhe VIP, aqë e kanë shoqëruar Grabockën në projektet e saj. Mes emrave të njohur nuk mund të mungonte sigurisht Valbona Selimllari, Albërie Hadërgjonaj, Alketa Vejsiu, por të pranishme ishin edhe Olta Gixhari dhe Rozana Radi.

Festa në fjalë u mbajt tejet private, megjithatë Vera Grabocka nuk i rezistoi tundimit për të publikuar një selfie të këndshme me të ftuarat e saj.

Share: