Home KRYESORE Kam OCD por, OCD nuk më ka mua!

Kam OCD por, OCD nuk më ka mua!

Nga Edlira Durmishaj

Njerëzit që jetojnë me OCD (Obsessiv Compresiv Disorder/ Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv ) përpiqen të notojnë e të mbijetojnë në një det me mendime . Si një Çrregullim ankthi, ai prodhon në mënyrë të përsëritur, mendime, imazhe, ndjenjën e perfeksionit dhe rregullit, ndjenjën e papastërtisë, frikën e dëmtimit të personave të dashur etj, dhe e gjitha kjo ndodh në kokën tuaj, përtej vullnetit tuaj.

OCD nuk ëshë një crregullim i cili krijon bezdi. Ai krijon torturë. Imagjinoni gjithë mendimet tuaja më negative, si një tingull i cili ju përshkon mëndjen tuaj, 24 orë në 24, për 7 ditë të javës. Ai gjeneron ankth dhe rituale të cilat i përshtaten natyrës së obsesionit, por dhe natyrës së personit, kulturës, formimit, botëkuptimit të tij.

Mendimi obsesiv është si një frenë nga funksionimi normal i përditshmërisë suaj. Një burim mërzie dhe lodhjeje. Duket gati si një një efekt anësor i reflektuar në mënyrë të papërshtatshme i disa funksioneve më të larta të mëndjes. Dy format më të përhapura të OCD janë pastrimi i duarve dhe kontrollimi i gabimeve.

Por nuk mbaron me kaq. Shumë vujanë nga obsesioni i përndjekjes, xhelozisë, ndjenjat e fajit. Persona të tillë vuajnë në përpjekjë për të qenë tejet të organizuar deri në perfeksion, në të kundërt cdo gjë në trurin e tyre bëhet lëmsh, dhe pas këtij lëmshi “ata fiken”. Është sikur ju dëshironi të keni çdo gjë në një vijë të drejtë, në të njejtën kohë, dhe në formën e tyre më ideale. Përndryshe asgjë ska kuptim, ose ju nuk do të ndiheni asnjëherë të plotësuar.

Nëse do tju bënte të ndiheni më mirë, kini parasysh se nuk jeni të vetmit që vuani këtë torturë mendimesh të cilat nuk mund ti quajme as faj, as turp e as sëmundje. Sipas OBSH në shtetet e bashkuara, 1 në 40 të rritur ,dhe 1 në 100 fëmijë është i diagnostikuar me OCD.

Shumë personazhe publike të botës së ekranit kanë gjetur guximin të deklarojnë se vuajnë nga Çrregullimi Obsesiv Kompulsiv. Shembuj? Chalize Theron, David beckam, Sam Smith, Justin Timberlake, Eminem etj .

Madje mund të gjeni të reflektuar në kompozimet e tyre tekste të cilat pasqyrojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë gjendjen e perceptmit ndaj një mendimi obsesiv, si dhe mënyrën më të mirë të përballimit me këtë mendim.

Ju nuk duhet të mësoni si të kontrolloni mendimet tuaja. Ajo që duhet të bëni, është t’i pengoni ato së kontrolluari ju.

Pranojini dhe jepjuni leje të arrijnë limitet e mendjes suaj. Do të shuhen sapo të hasin në injorimin tuaj. Obsesioni ka nevojë për rezistencë dhe energji , dhe rezistenca dhe energjia më e mire është vëmëndja juaj.

Mbani mend! Mendimi juaj nuk vret të dashurit tuaj. Mendimi nuk ju bën me faj. Mendimi juaj është juaji, jo i njerëzve përreth. Ai nuk ju çbën nga të qenit të mire dhe të pastër.

Uluni dhe shkruajini mendimet tuaja negative, të frikshme të turpshme apo të tmerrshme qofshin ato. Lexojini para një pasqyre, e më pas hidhini në kosh.

JETA NUK BËHET MË E THJESHTË. JENI JU QË JENI BËRË MË TË FORTË.

Share: