Home HISTORIA IME Kantautori Francesk Radi në gjendje të rëndë në QSUT

Kantautori Francesk Radi në gjendje të rëndë në QSUT

0

Kantautori i njohur shqiptar Francesk Radi ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacionin e QSUT-së. Sipas mjekeve ai ka pësuar hemorragji cerebrale dhe gjendja e tij paraqitet shumë e rëndë, ndërkohë që nga familja e tij vjen një apel për ndihmë.

Bashkëshortja e artistit, spikerja e njohur ikonë e ekranit shqiptar, Tefta Radi ka kërkuar ndihmën e autoriteteve shtetërore për ta dërguar jashtë shtetit për një mjekim më të specializuar.

“Gjendja e tij është shumë e rëndë. Nëse autoritetet kanë mundësit për ta dërguar jashtë për një mjekim më të specializuar ju lutem ta bëjnë”, ka thene mes lotësh Tefta Radi e kontaktuar nga Ora News.

Share:
Reklama juaj