Këshillë dietetike: MOS HA MUT SHUMË. Është më e mirë se dieta...

Këshillë dietetike: MOS HA MUT SHUMË. Është më e mirë se dieta Ducan!

0

Nga Armir Shkurti*

Truri dhe Bytha, dy shokë fëmijërie takohen pas kaq e kaq vjetësh. T me shumë shumë rrudha. B, dikur e palarë, e zbathur, plot qime, tashmë ishte një zonjushë goxha e mbajtur: e bardhë, e plotë, e depiluar dhe parfumosur e mbi të gjitha e mirëmbathur!

– Si qenke katandisur kështu? – e pyet B T-në që qe bërë për t’iu dhimbsur gurit e drurit

– Pa punë! – murmuriti Truri. – Kuptohet: pa punë do të thotë edhe pa bukë e gjithë të tjerat që vijnë prej saj

– Po pse more koleg, ty të donin të gjithë se prodhoje ide, kishe fantazi, hartoje projekte, gëloje nga ëndrrat. Kur ne nuk na e pirdhte njeri (tha bytha në kuptim frazeologjik) ty të adhuronin të gjithë. Po tani çne?

– Tani kanë ardhur kohë të tjera. Unë nuk i hyj në punë as qenit. ….Por më mirë me thënë: TI ÇNE? Jam shumë i lumtur por edhe i befasuar që të shoh kaq në gjendje, kaq..le të themi…elitë?

– Epo siç duket e deshi Zoti që dikur të vijë edhe dita ime. Nuk e ke parë ti që përgjithësisht punët në këtë shtet bëhen me ..bythë? – dhe nënqeshi triumfalisht. – Por mos ki frikë miku im, se nuk punoj në shtet. Madje as me politikë nuk denjoj të merrem edhe pse ajo është e mbushur me – siç i thonë anglisht – “ass hole”. Unë, që ta marrësh vesh ti, merrem me tregëti!

– Bussineswoman?

– Le të themi PO!

– Dhe kaq shumë të ka ecur?….po çfarë shet xhanëm?

– Unë shes pordhë!

……pauzë…..Truri ra në mendime. Por mendimet ishin aq të brishta sa nuk e mbajtën dot gjatë e ai rrëshkiti e ra në depresion.

-..p..po…a ecën si tregëti? – pothuajse psherëtiu

– Offf!! Sa më e madhe dhe e zhurmshme pordha aq më e shtrenjtë.

– …më bëhet shumë qejfi…po…meqë jemi miq të vjetër…të të bëja një kërkesë…

– Fol, fol koleg, pa ndroje!

– Sikur…të më jepje një vend pune..?

– Aaaaa… më vjen keq! Së pari, një vend që kisha sapo e zuri gjuha, e cila më në fund e kuptoi se në vend që të llapë mund të fitojë rehat rehat vetëm duke lëpirë. Së dyti, në biznesin tim unë nuk shoh ndonjë punë për profilin tënd. Por, si mik të vjetër që të kam, thjesht, për të mirën e shëndetit tënd, po të jap një këshillë dietetike: MOS HA MUT SHUMË. Është më e mirë se dieta Ducan!/marre nga libri Satire me autor Armir Shkurti

Share:
Reklama juaj

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY