Home KRYESORE Kremlini: Mosfillimi i një dialogu me SHBA i pafalshëm

Kremlini: Mosfillimi i një dialogu me SHBA i pafalshëm

1
0
SHARE

Më shumë kontakte janë të nevojshme për përmirësimin e marrëdhënies së tendosur mes Rusisë dhe SHBA-së dhe Moskës ka filluar t??i humbë durimi para mungesës së përpjekjeve për riforcimin e kësaj marrëdhënieje dypalëshe që prej marrjes së funksionit të Donald Trump, sipas zëdhënësit të Kremlinit.

Në një intervistë për ??CNN?, Dmitri Peskov theksoi se Rusia, në mungesë të perpektivave të pamjaftueshme të marrëdhënies dypalëshe mes dy vendeve, e gjykon të pafalshmëm mosfillimin e një dialogu.

??Pritej që kontaktet tona të ishin më të shpeshta, më të thella, që të uleshim dhe të flisnim për të provuar të kuptonim, sepse ka pasur një shkëputje domethënëse në marrëdhëniet tona dypalëshe?, theksoi zyrtari.

??Për vende si Rusia dhe SHBA-ja është e pafalshme të mos diskutosh, veçanërisht përballë këtij akumulimi të problemeve rajonale dhe botërore që kemi?, shtoi ai.

??Më herët, presidëntët rus, Vladimir Putin dhe amerikan, Donald Trump kishin rënë dakord për të zhvilluar një marrëdhënie mes të barabartëve dhe për të vendosur një koordinim real për të luftuar kundër grupit të Shtetit Islamik në Siri?, sipas Kremlinit.

Peskov mbetet në të njëjtën linjë në intervistën e tij për ??CNN?, por kërkoi që SHBA-ja të nisë sa më shpejt dialogun.

??Trump nuk e fsheh që nuk është dakord me shumë gjëra që bën Rusia, por është mjaf pragmatik për të thënë se ka nevojë për të folur?, nënvizoi Dmitri Peskov.

??Duhet të krahasojmë pozicionet tona për të gjetur gjuhën e përbashkët, edhe pse shumë pika janë të papajtueshme?, shtoi ai.

Share: