Home KRYESORE Kreu i Antimafias italiane: Kanabisi nga Shqipëria është shtuar! Duam hetime!

Kreu i Antimafias italiane: Kanabisi nga Shqipëria është shtuar! Duam hetime!

Pavarësisht deklaratave dhe mohimeve nga ana e qeverisë, Italia duket të jetë mjaft e shqetësuar për sasinë e shtuar të lëndës narkotike që vjen nga Shqipëria.

Alarmi është dhënë nga Prokurori italian i Antimafias dhe Antiterrorizmit, Franco Roberti ku ai prezantoi librin në lidhje me terrorizmin.

I pyetur nga gazetarët, Prokurori Roberti nuk e mohoi shqetësimin e Italisë për këtë fenomen nga Shqipëria. Përkundrazi sipas tij, ardhja në Tiranë pak javë më parë, kishte të bënte pikërisht lidhur me këtë shqetësim.

Roberti nënvizoi se tonelata me kanabis po zbarkojnë gjithnjë e më tepër në rajonet e Puglias dhe Kalabrisë.

“Shkuam së fundmi, së bashku me prokurorët e Barit, Lecce-s dhe Catanzaro-s për të bashkëpunuar me kolegët shqiptarë në Tiranë, pikërisht për të nxitur një bashkëpunim më të ngushtë dhe duke kërkuar hetime në atë territor, sepse në fakt kemi parë që trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Puglia-s dhe Kalabrisë është rritur ndjeshëm. Flasim për tonelata dhe pikërisht disa ditë para se të shkonim në Tiranë, është sekuestruar një ton drogë në territorin puliez. Takimi është aktualizuar nga kjo çështje, nga ky zbulim, por prej kohësh kemi verifikuar se trafiqet janë rritur ndjeshëm”, tha Roberti.

Share: