Home KRYESORE Leter tim biri Davidit, per ardhjen ne jete te Martinit!

Leter tim biri Davidit, per ardhjen ne jete te Martinit!

I dashur David,

Shpesh mendoj se kjo qe une e ndjej si nje detyrim ateror por edhe si kenaqesi, pra shkrimi i ketyre letrave drejtuar ty, eshte plot tepri e ndoshta edhe kotesi. Madje me shume gjasa edhe vetekreni nga ana ime. Mundet, mundet, biri im. Ti nuk i lexon dot sot ato.

E megjithate, mua me pelqen ta bej. Sepse e di qe dem nuk po i bej askujt. As po cenoj dike a dicka tjeter. As po i mar a heq dikujt a dickaje ndonje pjesez qe i takon.

Thjesht po hedh ne germ e e fjale cka mendoj e veproj me ty cdo dite. Perpjekja me e madhe e nje prindi eshte pikerisht kjo, te arrije te komunikoje e shembullizoje me femijen e tij, qe femija te kuptoje e perthithe gjithe sa mundet e mbi keto te reflektoje e vendose vete si te rritet e si te behet. Nuk dua te te bej e as rris si dua une.

Dua vetem te qemtoj e shqyrtoj cdo shteg e mundesi per te te kaluar ty, dalengadale, ne kohen dhe masen e duhur cdo gje qe une jam e do te doja te jesh.

Keto letra qe ti nuk i lexon dot sot, do te vije nje dite pas pak vitesh kur ti do te ulesh ti lexosh me kujdes. Atehere do te arrish te kuptosh me drejt e me qarte pse ne te dy jemi keshtu si jemi, kaq shoke sa jemi.

Neser, keto letra mund te te vlejne edhe si nje harte e rritjes tende. Ne to do te lexosh vitet e tua ne syte dhe mendjen e prinderve te tu. Une dhe mami Xherina, flasim shume per ty dhe arsyeja pse ti je kaq dashuri eshte se ne prinderit e tu, te mendojme e kumtojme njelloj.

Prej pak ditesh, ne jeten tone ka ardhur edhe nje dhurate tjeter e mrekullueshme qe na ka lumturuar te gjitheve pamase. Mesditen e 15 marsit, ne pritem ne kete jete, engjellin e vogel, vellackon tend, Martin Galdini. Sa shume e kishe kerkuar dhe pritur ti ate… E ja ku ai erdhi si drite rrezellitese.

Ti je i pari. Martini i dyti.

Ti do te mbetesh gjithmone i pari. Martini cdo dite te jetes se tij do te jete pas teje me syte nga ty. Te tilla jane gjerat ne kete jete.

Arian Galdini
Tjeterkush i vendos datat e ditet kur ne vijme ne jete, tjeterkush na dhuron talentet, dhuntite dhe aftesite qe kemi, tjeterkush na vendos ne role e gjendje te caktuara.
Ne duhet ta pranojme kete fakt, e te mesojme ti trajtojme keto caktime si dhurata. Por kujdes, dhuratat duhen merituar. Ne ditet e jetes sone neve na mesohet se duhet te deshmojme meriten, e pasketaj te marim dhuraten. Ne arsyetimin pa dite e pa kohe te Krijuesit tone, ndodh krejt e kunderta. Ai na jep dhuratat, e me tej na kerkon ti meritojme.
Kjo vjen per dy arsye. Se pari sepse Ai na do shume dhe pashterrshmerisht sikurse vetem Ai mundet te na doje. Se dyti, sepse Ai ka pushtetin qe kujtdo prej nesh qe shperdoron dhuratat e kesaj jete, ti heqe mundesine e dhuratave te metejme.
Ndaj, i dashur David, ty te eshte dhene nje dhurate e jashtezakonshme, me faktin se ke ardhur i pari. E njellojte eshte kjo dhurate edhe per Martinin, edhe si i ardhuri i dyte.
Ne kete bote nuk duhet te jemi te gjithe te pare, e as te gjithe te dyte. Ne kete bote, vendi dhe koha qe na caktohen, jane dhurata qe neve na kerkohet ti meritojme.
Cdo dhurate eshte unike, e dedikuar per secilin prej nesh. Askush nuk mer dhuraten e tjetrit, e as vendin e tjetrit. Te gjithe kemi vetem tonen.
Nuk e di nese ka ndonje dashuri qe mund ti afrohet asaj qe Krijuesi yne ndjen per ne, por jam i sigurte se dashuria prinderore eshte e vetmja qe mund te quhet dashuri prej Zoti.
Me te tille dashuri ne te duam ty. Me te tille dashuri, ne duam edhe Martinin. E tille dashuri, nuk ndahet, nuk perpjestohet. E tille dashuri vec shtohet, plotesohet, fuqizohet.
Ti nuk ke humbur e nje dhurate, biri im i pare. Ty sapo te eshte shtuar nje dhurate. Dhurata qe te ka ardhur ty e qe na ka ardhur edhe neve si prinder eshte Martini.
Ne se bashku duhet ta meritojme Martinin. Kur te rritet ca, edhe Martini do te mesoje si te na meritoje neve.
Dashuria, pergjegjshmeria dhe merita, jane themeli i gezimit te cdo dhurate. Me kete themel, ne se bashku gezojme familjen tone si dhurate.
Me kete themel, ne si individe, si qenie njerezore, e gezojme edhe kete bote si dhurate.
Me kete themel, askush nuk i ze vendin askujt, askush nuk harron e as le askend pas. Te gjithe behemi dhurate per njeri-tjetrin, te gjithe e pranojme njeri-tjetrin, te gjithe kujdesemi per njeri-tjetrin. Te gjithe.

Ju dua shume te dyve bijte e mij, David dhe Martin.
Jeni dhuratat me te cmuara te jetes sime.

Ju dua pashterrshmerisht dhe pa kushte.

Babai juaj,

Arian Galdini

Share: