Home KRYESORE Maqedoni/ Zbulohet kush e këshilloi Presidentin Ivanov që të mos i jepte...

Maqedoni/ Zbulohet kush e këshilloi Presidentin Ivanov që të mos i jepte mandatin Zaevit

Mediat maqedonase mësojnë se ish-ministri i Drejtësisë Mihajlo Manevski dhe bashkëshortja e tij, Filimena janë ekspertët që ka pyetur presidenti Gjorgje Ivanov para se të vendosë t’i japë mandatin Zoran Zaevit.

Natën Nikolla Gruevski vizitoi për 5 orë, në fshehtësi totale, Presidentin Ivanov, bashkë me të kanë qenë dhe Manevski dhe bashkëshortja e tij, njofton A1on.

Nga burime të sigurta mësohet se atë natë është formuar strategjia dhe fjalimi i Ivanovit që të arsyetohet të mos i japë mandatin Zaevit edhe pse i kishte vënë kusht të ketë shumicë prej 61 nënshkrimesh, ndërkohë që ai kishte siguruar tashmë 67.

Share: