Home KRYESORE Maqedonia-Perendimi, Rusia dhe Shqiptaret

Maqedonia-Perendimi, Rusia dhe Shqiptaret

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Kriza e Maqedonise ka marre permasa shume serioze. Ajo po kercenon perhere e me shume ekzistencen e ketij shteti. Shkaktare kryesore eshte VMRO-DPMNE me ne krye Nikola Gruevskin, ish kryeministrin, i cili u shkarkua per nje numer skandalesh kriminale dhe korruptive.

Mba shkarkimit te Gruevskit dhe ne linje te plote me te eshte Presidenti Ivanov qe po tenton te bllokoje krijimin e qeverise se re, duke shkelur kushtetuten e vendit dhe cdo parim e norme demokratike.

Perballe kesaj situate krize te tejzgjatur dhe sidomos te krijuar nga bllokimi i krijimit te qeverise se re nga Ivanov, faktoret nderkombetare me te rendesishem, ShBA, NATO dhe BE si dhe Rusia jane perfshire me deklarimet dhe qendrimet e tyre.

ShBA, NATO dhe BE i kane sugjeruar Presidentit Ivanov te rikonsideroje vendimin e tij, me qellim qe t’i hape rruge mandatimit te kryetarit te LSDM, Zaev dhe aleateve te tij me 67 vota qe te formoje qeverine e re.

Nga ana tjeter, Federata Ruse po mban haptazi anen e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE si dhe te Presidentit Ivanov, me arsyetimin se kane fituar numrin me te madh ne zgjedhjet e dhjetorit 2016.

Ne qender te ketij ballafaqimi brenda Maqedonise, por edhe ndermjet faktoreve te lartpermendur nderkombetar eshte vene platforma politike e perbashket e partive shqiptare.

Per faktore te brendshem si LSDM dhe partite shqiptare, platforma e siperpermendur eshte ne frymen e njohur te Marreveshjes Kuader te Ohrit si dhe ne perputhje me kushtetuten e vendit. Te ketij qendrimi jane shprehur edhe perfaqesues te larte te ShBA, NATO dhe BE. Asnjeri nga keto faktore te brendshem dhe Perendimore nuk e quajne kete platforme te bere nga Shqiperia zyrtare. Kjo e fundit, sipas vete partive shqiptare ne Maqedoni, ka lehtesuar dialogun e faktoreve politik shqiptar gjate krizes politike ne menyre shume konstruktive.

Mirepo, nga brenda Maqedonise platforma e partive shqiptare quhet e papranueshme nga Gruevski, VMRO-DPMNE dhe Ivanov. Nga jashte eshte Rusia, e cila e ka sulmuar platformen e partive shqiptare. Te dy palet, Gruevski, Ivanovi dhe Rusia e konsiderojne kete platforme te nxitur nga Shqiperia, me synime afat shkurtera per carjen e Maqedonise dhe me synime afatgjate krijimin e ‘Shqiperise se madhe’. Sipas Rusise, kete synim te Shiperise e mbeshtesin ShBA. Ruset e konsiderojne aleancen Shqiptaro- Amerikane si kercenim per Ballkanin.

Ne epiqendren e debatit mbi platformen shqiptare ne Maqedoni eshte vene kerkesa per zyrtarizimin e gjuhes shqipe ne te gjitha nivelet e shtetit te ketij shteti. Kjo kerkese buron nga Marreveshja e Ohrit, nga realiteti multietnik i shoqerise ne Maqedoni, nga parimet demokratike dhe normat juridike te BE.

Kerkesa per dygjuhesi ka karakter te mirefillte kulturor, pa asnje lloj prapavije politike. Kerkesa per dygjuhesi nuk synon aspak cenimin e integritetit te Shtetit te Maqedonise dhe as federalizimin e struktures se ndertimit dhe funksionimit te tij.

Ditet e fundit, e gjithe makineria politike e dyshes Gruevski-Ivanov po perpiqet te arsyetoje situaten politike te bllokuar qellimisht nga ana e tyre me nje sere akuzash kunder platformes shqiptare.

Me nje gjuhe urrejtje te shfrenuar sulmohet thelbi i platformes, gjuha shqipe si kercenim per shkaterrimin e themeleve te Shtetit te Maqedonise.

Makineria e dyshes Gruevski-Ivanov akuzojne pakurrefare fakti dhe argumenti Tiranen zyrtare si autore e kesaj platforme, si nderhyrese ne punet e brendshme te Maqedonise. Sipas kesaj propogande, Tirana na paskesh synime per federalizimin e Maqedonise, si hap per shperberjen e saj dhe krijimin e ‘shtetit te trete shqiptar’ ne Ballkan. I tere ‘ky skenar i Tiranes’, sipas dyshes Gruevski-Ivanov, mbeshtetur edhe nga Rusia, synoka ne finale krijimin e ‘Shqiperise se madhe’. Sipas Rusise pas ketij ‘skenari’ qendron aleanca Shqiptaro-Amerikane.

Makineria propogandistike e dyshes Gruevski-Ivanov e mbeshtetur edhe nga Rusia ka per qellim afatshkurter te dites te arsyetoje bllokimin e krijimit te qeverise se re legjitime te dale nga zgjedhjet e dhjetorit 2017. Me tej, synon te coje vendin ne zgjedhje te tjera politike te parakoheshme. Me keto zgjedhje te provokuara politike synohet ndryshimi i rezultatit politik ne favor te thelle te dyshes Gruevski-Ivanov, si garniture e lobit nacionalist pro Rus ne Maqedoni.

Me qellim qe te arrije kete synim politik dhe rusifikues te Maqedonise, dyshes Gruevski-Ivanov dhe Rusise i nevojitet mobilizimi maksimal i faktorin etnik maqedonas. Ky faktor aktualisht eshte politikisht i grupuar ne dy kampe mjaft kundershtare. Nga njera ane jane VMRO-DPMNE dhe aleate te saj fanatike nacionaliste pro Rusise, nga ana tjeter jane LSDM dhe aleatet e saj te majte qytetare pro Perendimore. Ndermjet kesaj carje politike midis vete maqedoneve, faktori politik shqiptar mbetet i vendosur pro Perendimor dhe kunder rusifikimit te Maqedonise.

Per shkak te ketij mjedisi politik tejet te percare pro dhe kontra, dyshes Gruevski-Ivanov e mbeshtetur edhe nga Rusia u nevojitet mobilizimi me cdo mjet i fatoreve etnik maqedonas. Per kete atyre u duhet percarja e LSDM. Dhe per realizimin e kesaj taktike ata fabrikojne te ashtuquajturin ‘rrezikun e Shqiperise se madhe te inspiruar nga Tirana zyrtare’. Mbeshtetja haptazi nga Rusia e ben kete taktike fabrikuese propogandistike me te besueshme ne syte e qytetareve maqedonas.

Sikunder shihet thellimi i krizes se Maqedonise duket se ka vetem nje dobi: zbulimin e skenareve te fshehta te Gruevskit dhe Ivanovit per t’i hapur rruges shtrirjes se influences e me pas interesave Ruse ne kete shtet te Ballkanit Perendimore.

Po provohet se Moska po shfrytezon fushatat elektorale per nderrime qeverishe dhe lideresh pro saj. Mbas futjes permes zgjedhjeve ne Moldavi e Bullgari, mbas perpjekjes per grusht shteti ne Malin e Zi, madje edhe mbas tentatives per te ndikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale edhe ne ShBA, Rusia po perpiqet te shfrytezoje mjediset demokratike per synime te saj gjeopolitike.

Duket se Moska do ndjeke kete taktike ne gjithe fushatat zgjedhore. Ne Perendim duke nxitur nacionaliste e populiste kunder BE, NATO dhe ShBA; ne Evropen Lindore duke vene udheheqje rusofile; ne Ballkan duke mbajtur dishepuj te vjeter, apo duke ndryshuar ato te orientuar pro Perendimit me mbeshtetes te saj.

Asnje vend ne Evrope dhe ne Ballkan nuk eshte jashte ketij skenari Rus per shtrirjen e influences dhe realizimit te interesave te saj. Ky nuk eshte skenar i ri Rus dhe as krijim i ri i Putinit.

Ne fillimet e Luftes se Ftohte kete skenare e perpiloi Stalini dhe e ndoqen edhe pasuesit e tij. Asokohe BRSS shfrytezoi te majten. BRSS krijoi parti komuniste dhe sindikata per penetrimin ne shtetet dhe shoqerite demokratike.

Ne kohen tone, Rusia po shfrytezon forcat ne dukje te djathta, nacionaliste dhe populiste, por qe jane me radikale kunder strukturave Euro-Atlantike, integrimit dhe globalizimit. Me kete Rusia synon dobesimin dhe percarjen e frontit Perendimor.

Ballkani eshte me i rrezikuar nga kjo taktike Ruse. Mbeshtetja tek traditat e lidhjeve te vjetra eshte baza themelore e Rusise. Nga ana tjeter, shtetet e dobeta, shtetet ne tranzicion dhe shtetet e reja ne Ballkan behen lehtesisht zona krizash.

Sidomos ne fushata zgjedhore kete kriza krijojne kaos, pika te dobeta, vakume dhe perplasje, qe e lehtesojne realizimin e taktikave depertuese te Rusise.

Aktualisht ne fokus te kesaj taktike Ruse duket te jete Maqedonia. Aktoret lokale pro Rus, Gruevski-Ivanov po bejne kete loje. Edhe ne kete rast faktori shqiptar po perpiqet te mbroje pozitat pro Perendinore, ShBA, NATO, BE dhe te pengoje rusifikimin e Maqedonise.

Shqiptaret jane te fuqishem per te ndikuar ne zhvillimet politike ne Ballkanin Perendimor. Por, shqiptaret jane te pafuqishem per te ndikuar ne raportet e faktoreve me rendesi dhe fuqi gjeopolitike globale. Per kete shqiptareve u nevojitet partneriteti strategjik me Perendimin, ShBA, NATO dhe BE.

Beteja e sotme ne Maqedoni, eshte ne gjithe nivelet, lokale, rajonale dhe gjeopolitikisht globale. Duket se Maqedonia po shqyhet midis Perendimit dhe Lindjes. Ne kete balance gjeopolitike ne margjina kritike eshte faktori shqiptare ne Maqedoni dhe kudo ne Ballkan qe mbeshtete ne menyre konsistente orientimin e tij Perendimor. Prandaj shqiptaret meritojne mbeshtetje me te fuqishme nga ShBA, NATO dhe BE. Kjo mbeshtetje per shqiptaret lypet sot. Neser mund te jete vone.

Share: