Home KRYESORE Mbretëresha jep aprovimin për “Brexit”, May gati të njoftojë Brukselin për daljen...

Mbretëresha jep aprovimin për “Brexit”, May gati të njoftojë Brukselin për daljen nga BE

Mbretëresha Elizabeth ka miratuar zyrtarisht sot ligjin që i jep kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar fuqinë për të nisur bisedimet për daljen nga BE. Ligji u miratua mbrëmjen e së hënës nga të dyja dhomat e Parlamentit.

Ai i mundëson kryeministres Theresa May të njoftojë Brukselin se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE-ja. Njoftimin do ta pasojë një proces dyvjeçar i negociatave. May ka thënë se do ta nisë procesin në fund të këtij muaji./Express/

Share: