Home KRYESORE

M? MUNGON, O SHOKU IM, BABAI IM!

1
0
SHARE

Nga Agim Xhafka

Si sot,më 9 mars 1996,pra 21 vjet më parë,babai buzëqeshi,e lëshoi kokën anash në duart e mija dhe u largua. I qetë,i ri,(sapo kishte mbushur 65 vjeç),i pa sëmurur kurrë e veç ca aspirina piu në jetën e tij të rregullt dhe dinjitoze.

Nuk janë përvjetorët ata që na nxisin për kujtime e mallëngjime. Prindërit,deri sa të bashkohemi me prindërit,i kemi para syve të mendjes çdo ditë. Se është një lidhje kaq e fortë,si p.sh lulja me aromën,si bleta me mjaltin,si dielli me rrezet…

Por në data të caktuara ka një kryengjarje,një kulm nga emocionet që ke kaluar me atë që e ke në zemër,por nuk e prek,nuk e përqafon e nuk qan dot tek supi i tij.

Unë gjithnjë babain e sjell në hatër vetëm të qeshur. Më janë fshirë portretet serioze të atij burri serioz. E mbi këtë ngrohtësi që na përcillte,më shumë për të më vjen fjala shoku im se sa ati im.

Sot,sapo në Evropë hyri dita e re,në Amerikë,tani në mbasdite plot diell,m’u shfaq babai në kohën kur ishim studentë unë,vëllai dhe…po,po,dhe ati ynë. Ai profesionalisht ishte usta në financë,por nga që drejtonte kaq e kaq ekonomistë sedra e shtyti të mbaronte universitetin. Dhe ne,tre shokët,majin e qershorin në provime e në korrik,me nga një birrë darkave flisnim për shkollën.

-Matematika më lodhi ca se kisha kohë që isha shkëputur,-thoshte babai.
-Kimia organike një tmerr,-ia priste vëllai.
Unë heshtja me qëllim. E dija që do më ngacmonin. Dhe ia nisnin:
-O Gim,po quhet shkollë kjo jotja që të bije në provim David Koperfidi? Hahaha,ne po e shohim film për qejf,ti e ke provim.

Nuk u flisja. Gëzohesha që kishim kaluar 18 provime të tre. Isha i ngrohtë që shtëpia kishte tre çuna.

Shpesh me vëllain e prisnim kur delte nga zyra dhe shkonim bashkë në shtëpi. Ec e shiko gocat e bukura te Korcës. Ia bënim me shenja njëri tjetrit. Por na duhej të pickonim babain se i mbeti dhe atij koka anash e prapa. Epo,i ri qe,veç 40 vjeç. E shtrengonim nga krahët dhe e mbanim fort. Ai qeshte e thoshte në keto raste të njëjtën fjalë:”Se mos bëni intriga për mua kur të shkojmë tek jot ëmë!”

I kujtoj sot pas 21 vitesh e i kam të freskëta detajet,fjalët e nënkuptimet. Vjen një ditë e babai ikën,normal. Por të ikë në moshën e duhur. Se më mungon babai plak,babai i moshuar,ai me bastun,me kollitje të lehtë,babai që harron ca gjëra kur flet. Ike shpejt,baba,ike dhe nuk na le të të tregonim sa të duam dhe sa do kujdeseshim për ty. Pse?

Share: