Home KRYESORE Mjeku polemist Petrit Vargu i “shkruan” profesor Mentor Petreles per Francesk Radin

Mjeku polemist Petrit Vargu i “shkruan” profesor Mentor Petreles per Francesk Radin

Mjeku polemist Petrit Vargu sot ne profilin e tij ne Facebook duke ju drejtuar virtualisht profesor shume te njohur Mentor Petrela pjese-marres ne prezantimin e drejtorit te ri te QSUT-se, niset nga një element estetik i veshjes se tij, për te sjelle ne vëmendje te publikut nevojën per te respektuar ashtu si politikanet edhe artistet.

Polemisti Vargu, duke ju referuar papionit qe Prof Petrela kish veshur sot ne organizimin e prezantimit te drejtorit te ri ne QSUT, thotë se ky element estetik përdoret vetëm për festa dhe jo ne emërime politike sipas Vargut te padrejta ku kravata do ishte e mjaftueshme.

Vargu thotë gjithashtu qe ndërsa Opinioni sot ishte i shqetësuar për shëndetin e kantautorit te famshëm shqiptar Francesk Radi, drejtuesit e QSUT, ku me sa duket konsideron edhe profesor Mentor Petrelen, nënvijëzon faktin se ai është shtruar ne vendin e gabuar dhe jo siç do e meritonte.

“Kur spitali qante emërimin e drejtorit të ri pa lidhje me mjekësinë dhe lidhje të çuditshme me Mediat…., kur spitali dhe gjithë bota e Mediave qante hallin e një ndër këngëtarëve më të mëdhenj të gjithë kohërave e që dergjet me hemorragji cerebrale, dhe ne cdo vend normal do ishte shtruar te paktën në Reanimacionin e Neurokirurgjisë, si shkalla më e lartë dhe adekuate e Reanimacionit të një spitali polivalent dhe, jo të shkonte në Reanimacionin e Kirurgjisë së Përgjithshme, një shkallë më poshtë te përshtatshmëria por shumë shkallë më lartë nga ndërgjegjja dhe cilësia e atyre që punojnë.”

shkruan polemisti Vargu duke i apeluar jo pa ironi profesor Petrelen per raste te tjera ndaja personalitete politike dhe jo kulturore:  

“Se ç’mu kujtua kur në Reanimacionin tënd shtrove Leka Zogun me pneumoni si dhe nënën e një kryeministri me infeksion urinar. Kujtime janë të shkretat. Më fal Prof. Petrela. Të ftoj t’i kërkosh falje këtij populli…”

Share: