Home KRYESORE Mogherini ministrave te BE: Situata në Ballkan është e tensionuar!

Mogherini ministrave te BE: Situata në Ballkan është e tensionuar!

Pas turit të zhvilluar në Ballkan, përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini shprehet se situata në rajon është e tensionuar. Ajo nuk përmend ndonjë vend të veçantë, por gjatë turit të saj ajo u njoh personalisht me krizën në Maqedoni dhe situatën e nxehtë politike në Shqipëri.

“Situata në Ballkan është e tensionuar dhe plot sfida në nivelin rajonal dhe global. Rajoni i Ballkanit ka kapacitet të reagojë ndaj këtyre sfidave nëse besueshmëria e proçesit të integrimit europian vazhdon të jetë e fortë. Ne duhet të përçojmë mesazhin e një perspektive të besueshme të integrimit europian”, tha ajo para raportimit para ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes së BE.

Share: