Home KRYESORE NJE LEKSION JETE MUND TA MARRIM DHE PREJ FEMIJEVE TANE

NJE LEKSION JETE MUND TA MARRIM DHE PREJ FEMIJEVE TANE

Nga Rita Petro

BEFORE SUNRISE…BEFORE SUNSET

Sofi e dashur…ne fare pak fjale ke dhene nje leksion jete ndonese ke pak qe e ke filluar ate…njerezit shpesh vleresojne gjerat e medha, qe lidhen me institucionet si familja apo dashuria e madhe e kurorezuar me femije apo dashurite jetegjata, por harrojne se ne jete teksa ecim shpenguar ngecim ne nje pengese…

Dhe papritmas kur ndeshen syte dhe krahet me njeri-tjetrin ndien se po ndodh nje tronditje brenda trupit, ku i pari e ndien truri. Ka njerez qe nuk e vleresojne castin dhe harrojne se e gjithe jeta jone ne raport me kohen kozmike eshte vetem nje cast.

BEFORE SUNRISE…BEFORE SUNSET (Sofiana Filipi)

Nje nga filmat me te bukur qe kam pare, kjo eshte pjese e filmit te dyte, por qe kap natyren njerezore te dy njerezve jashtezakonisht te ndryshem dhe te njejte njekohesisht.

Sigurisht sic do film ka nuancat e veta romantike dhe te pabesueshme, por ne fund te fundit arti shpreh ato qe jeta reale nuk arrin dot t’i shprehe edhe pse jetojme 100 vjet.

Ekziston nje paradoks ku njerezit per nje moment ndihen se arrijne te flasin me gjuhen e se vertetes kur bisedojne me nje te panjohur, mbase sepse nuk do e takojne me kurre, mbase sepse per cdo sekret qe do tregojne nuk ka si te merret vesh, dhe njekohesisht ne bote nuk asnjeri nuk do t’ia dije per te panjohurit, pasi njerezit e zemres jane ata qe kane me rendesi ne kete bote.

Temat qe bisedohen ne kete film jane shume interesante, ku shprehen mendime qe i kemi edhe vet dhe diferenca midis 9 viteve qe nga filmi i pare tek i dyti shpreh qarte sesi mendimet ndryshojne nga te 20-tat te te 30-tat, kur ke bere disa zgjedhje me te “rritura” ne jete.

Nuk jam tifoze e idese qe nje film i tille duhet marre si shembull, pasi shancet qe nje takim spontan te rroje jane shume te vogla, por mbase si nje ide se edhe kur vijme nga vende te ndryshme, familje te ndryshme, etj. te gjithe jemi njerez qe kalojme disa faza njesoj, dhe historia perseritet duam apo s’duam.

Prandaj mbase duhet te jemi me te sinqerte me veten per veten, te pakten. Per kedo qe arriti ta lexoje deri ne fund dhe qe nuk ka pare filmat jane “Before sunrise” dhe “Before sunset”. Mua me frymezuan, sic cdo pjese artistike synon, shpresoj qe edhe juve.

Share: